Djegia e Kuranit, afganët sërish në protestë
KABUL- Protestuesit Afgane kanë dalë sërish sot në protestë kundër djegies së librave të Kuranit nga trupat amerikanë në një bazë ajrore në Afganistan. Turma njerëzish u mblodhën për të katërtën ditë në Kabul, duke u drejtuar për në qendër të qytetit, ndërsa protesta janë raportuar edhe në pjesë të tjera të Afganistanit.
Ditën e enjte, tetë persona humbën jetën, mes tyre edhe dy ushtarë amerikanë, teksa dhuna ka përfshirë të gjithë Afganistanin. Një ditë më parë presidenti Obama, i kërkoi ndjesë popullit Afgan, duke deklaruar se ky incident ishte bërë pa qëllim, por ndjesa e presidentit Obama apo krerëve të NATO-s duket se nuk i ka qetësuar gjakrat në Afganistan.
(el.me/news24/BalkanWeb)