Ambasadori Spahiu, pritje për Ditën e Pavarësisë

Në një ceremoni që u hap me himnin e Republikës së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Washington organizoi mbrëmë pritje për nder të Ditës së Pavarësisë, ku morën pjesë rreth 150 mysafirë, përfshirë ambasadorët e rajonit, por edhe ambasadorë të shteteve që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.
Nikoqiri i manifestimit, ambasadori Avni Spahiu, duke përshëndetur pjesëmarrësit foli për të arriturat gjatë dy vjetëve të shtetit të pavarur dhe nënvizoi se "populli i Kosovës po lëviz drejt fuqizimit të strukturave politike dhe ekonomike dhe në të njëjtën kohë fuqimisht po siguron mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve".
Zëvëndësndihmësekretari amerikan i Shtetit, Stewart Johns, përgëzoi Kosovën për të arriturat e saj, ndërkaq në përshëndetjen e tij solli edhe njëherë urimet e sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, duke nënvizuar se ‘Shtetet e Bashkuara mbeten një partner i palëkundur i popullit dhe i qeverisë së Kosovës".
Ndër mysafirët e shumtë ishin edhe përfaqësues të tjerë të Departamentit të Shtetit, analistë dhe dashamirës të Kosovës si dhe një numër pjesëtarësh të komunitetit shqiptar që jetojnë në shtete të ndryshme të Amerikës.
Në këtë manifestim, të dytin që e organizon ambasada e Kosovës, kësaj radhe mysafirët ngritën gotat e urimet me verë të prodhuar në Kosovë. (S. Gashi/ RTK)