Thërret Dokufesti!

Festivali i Filmit të Shkurtër dhe Dokumentarë “Dokufest” tashmë i ka hapur dyert për të gjithë. Afati për të aplikuar është hapur.
Për të gjitha filmat që vinë nga jashtë Kosovës do të jetë data 1 prill kur do të mbyllet konkursi, ndërsa 1 maji është afati i fundit për filmat vendorë.
Edhe pse aplikimi është hapur ditë më parë në adresë të “Dokufest” kanë ardhur me qindra filma.
”Deri më sot kanë aplikuar mbi 200 filma, ndërkohë që ekipi i programerave ka sjellë edhe mbi 300 filma nga festivalet tjera. Ne presim që deri më 1 maj numri të tejkalojë 1.000-shin që do të ishte rekord për të gjitha festivalet në rajon”, tregon Veton Nurkollari, drejtore i festivalit “Dokufest”.
Të drejtë aplikimi, sipas Nurkollarit, kanë filmat e prodhuar mbas 1 janarit 2009, ndërsa pjesëmarrja në festivalet tjera para DokuFest-it nuk e përjashton aplikimin.
”Aplikimi mund të bëhet për këto kategori: Dokumentar i gjatë (mbi 60 min.), dokumentar i shkurtë (nën 60 min.), dokumentar Ballkanik (pa kufizim në gjatësi), filmi i shkurtë artistik (deri 30 min.), gara nacionale (filma dokumentar dhe të shkurtë nga Kosova dhe diaspora), DokuKids (filma të gjitha zhanreve për fëmij). Po ashtu festivali rezervon të drejtën të përzgjedhë filma për programe tematike jashtë konkurrence”, shpjegon Nurkollari.
Interesimi i sivjetmë është shtuar konsiderueshëm pasi është lansuar aplikim online, sikurse edhe prezenca e drejtuesve të “Dokufest” në festivale tjera ku aktivisht promovohet DokuFest-i dhe Kosova.
“Ne besojmë se edhe problemi me postën e Serbisë, e cila refuzonte dërgesat për Kosovë, është minimizuar në rastin tonë. Por ne vazhdojmë të pranojmë dërgesa edhe me postë ende”, thotë Nurkollari.
Risia që vjen me edicionin e 9 –të të Dokufest është prezantimi i kinematografisë finlandeze, një program mjaft i madh i cili vjen me së bashku me festivalet DocPoint nga Helsinki dhe Tampere Film Festival.
“Po ashtu jemi duke përgatitur një punëtori për "script development" të dokumentarëve në bashkëpunim me BDC (Balkan Documentary Centre) nga Sofja e me tutor me renome nga EDN (European Documentary Network)”, tha Nurkollari.