Verifikimi i tapive, Komision Qeveritar i Tokes
Komisioni Qeveritar i Tokes do te jete njesia, e cila do te kontrolloje punen e prefekteve dhe te deleguarve te tjere per shqyrtimin e vlefshmerise ligjore te titujve te pronesise mbi token bujqesore. Qeveria mori dje vendimin per ngritjen e KQT-se, komision ky i cili pritet te drejtohet nga ministri i Shtetit, Genc Pollo dhe do te sherbeje si nje strukture perfundimtare kontrolluese, per procesin e verifikimit te ketyre titujve. Qeveria rreth nje vit me pare, mori edhe vendimin per miratimin e nje ligji, i cili do te kontrollonte vlefshmerine e titujve te pronesise, ne token bujqesore te shperndarje prej vitesh, nepermjet ligjit 7501. Ky hap i rendesishem solli nevojen e plotesimit te kuadrit nenligjor, per menyren se si do te funksiononte ky kontroll dhe masat qe do te merreshin ne rast abuzimesh. Ndonese procesi ne menyre te here pas hershme ka pasur shkeputje, nje muaj me pare u ben publike edhe shkeljet e gjetura ne Qarkun e Fierit dhe te Vlores, per shperndarjen e tokes, nepermjet ligjit 7501. Toka e cila eshte perfituar sipas abuzimeve, do te kaloje si pjese e fondit te kompensimit fizik te pronave, per ish-pronaret. Nderkohe qe nje ligj i tille, per verifikimin e titujve te pronesise, eshte ne shqyrtim ne Gjykaten Kushtetuese, pas ankimimit te Avokatit te Popullit.
.
.