E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori Uithers mbështet Ina Ramën

Tiranë- Ambasadori i SHBA-së, në Tiranë Xhon Uithers ka shprehur admirimin dhe mbështetjen për punën e prokurores së përgjithshme, Ina Rama dhe i është drejtuar qeverisë dhe parlamentit të rikonsiderojë veprimet për hetim ndërkombëtar, duke neglizhuar Prokurorine, që nuk janë tjetër vecse ndërhyrje në gjyqësor.

Ai ka shprehur mbeshtetjen maksimale ndaj saj, ne luften kunder krimit te pastrimit te parave dhe krimit financiar. Deklarata është bërë pak më parë, gjatë një seminari për trajnimin e prokurorëve, ku Uithers ka kujtuar krahasimin që është bërë mes kryeprokurores dhe Silvia Kontit, personazhit të filmit të njohur “Oktapodi”.

“Dua të shpreh mirënjohjen time, admirimin tim për Ina Ramën, prokuroren e përgjithshme. Më parë ajo është krahasur me Silvia Kontin dhe sikundër e dini ky personazh ishte përkushtuar për të luftuar krimin pavarësisht pengesave që hidheshin

në rrugën e saj. Ky krahasim është i përshtatshëm, por ai ishte një personazh i krijuar, ndërkohë që detyrat e Ina Ramës janë reale dhe të vërteta. Përgjegjësitë e saj janë që jo vetëm të hetojë çështjet më të debatueshme dhe të vështira në vend, por dhe në një kuptim shumë më të madh e të thellë, është që të japë një kontribut thelbësor për ndërtimin e demokracisë shqiptare për të mbrojtur pavarësinë e prokurorisë së gjyqësorit ndaj ndërhyrjeve”- tha Uithers.

Sipas tij, kryeprokurorja do të ketë një kapitull të veçantë në historinë e demokracisë së Shqipërisë për kontributin e dhënë. Më tej, ai ka shprehur edhe njëherë shqetësimin e madh për atë që e ka quajtur ndërhyrje në punën e Prokurorisë dhe të gjyqësorit. Uithers ka bërë një paralelizëm mes hetimit të bërë ndaj ish kryeprokurorit Theodhori Sollaku, duke shtuar se e njëjta gjë po tentohet të bëhet edhe ndaj Ina Ramës. “Parlamenti ka të drejtë të ngrejë komisione hetimore, por a mos është kjo diçka që e bën çdo tetor? Nuk shoh arsye legjitime që si qeveria edhe parlamenti të ndërmarrin veprime të tilla. Unë i bëj thirrje si qeverisë dhe parlamentit të rikonsiderojë këto livizje të keqmenduara që krijojnë përshtypjen si lëvizje që ndërhyrjnë në pavrësinë gjyqësorit. Këshilla ime është të lejohet prokuroria të bëjë detyrën e saj si aktorë të pavarur që janë”- tha ai.

Ambasadori amerikan ka vleresuar edhe punen e prokuroreve dhe u ka sugjetuar atyre qe te ndjekin yllin polar(ligjin) ne punen qe bejne. "Ju në këtë dhomë keni një yll polar tuajin dhe ky është ligji. Për aq kohë sa ndiqni ligjin, pavarësiohst kritikave që nmund të merrni, pavarësisht presioneve që mund tju bëhen ju gjithashtu do të mund të arrini objektivin tuaj përfundimtar"- tha ai. 

Ambasadori amerikan ka shprehur kështu edhe njëherë shqetësimin e bërë publik nga ambasada për përplasjen më të fundit mes qeverisë dhe prokurorisë për cështjen Damir Fazlliç, ndersa ka shtuar se pastrimi i parave eshte nje nga shtyllat e terrorizmit dhe krimit te organizuar. krime, qe nuk prekin vetem Shqiperine, por tere komunitetin boteror. I ftuar special ne seminar eshte ish-prokurori federal, Kruger, per disa kohe zyrtari më i lartë në departamentin e thesarit në SHBA, i pergatitur ne menyre te vecante per hetimin e ceshtjeve qe kane te bejne me pastrimin e parave, teme kryesore e seminarit te sotem te prokuroreve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›