E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori Widhers, leksion për dhunën ndaj gruas

Gratë në mbarë globin vuajnë problemin e dhunës fizike e mendore, ndonëse në shqipëri shfrytëzimi i femrës arrin deri në kufijtë e trafikimit dhe përfitimit që shkelin të drejtat e tyre më themelore. Kështu është shprehur ambasadori amerikan në vendin tonë Xhon Widhers, i cili ka mbajtur një leksion në auditorin e fakultetit të Histori-Filologjisë. Kontributi i ambasadorit Widhers për parandalimin e dhunës në shoqëri e familje, vjen në kuadër të aktiviteteve që janë mbajtur për 60 vjetorin e miratimit të konventës të të drejtave të njëriut. Widhers ka vijuar më tej idenë duke u shprehur se gratë duhet të fuqizohen që të kenë përfitime më të drejpërdrejta në familje shoqëri e kudo, dhe kështu duhet të ndodhë sipas tij edhe me gratë shqiptare. Aktivitet e mbajtura në mbarë botën për të përkujtuar konventën e të drejtave të njëriut 60 vjet më parë, këtë vit janë përqendruar kryesisht tek problemet gjinore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›