Shtohen rastet e dhunës në familje
10/12/2008 Duro mbledh konferencën kombëtare “Për një familje dhe shoqëri të barabartë dhe pa dhunë”
Qendrat shëndetësore raportojnë keqtrajtime fizike të paraqitura nga gratë dhe fëmijët
Dhuna në familje mbetet ende një ndër fenomenet më shqetësuese me të cilat po përballet shoqëria shqiptare në ditët e sotme. Pavarësisht se janë komunikuar masa të shumta parandaluese nga institucionet përkatëse, sërish realiteti tregon një situatë shqetësuese. Kjo e fundit veçanërisht për rrethet, ku zgjidhja e problemeve dhe trajtimi i dhunës fizike të ushtruar te gratë dhe fëmijët zgjidhet brenda mureve të shtëpisë, duke lënë shkas për ripërsëritje të vazhdueshme. Fenomeni me të cilin po përballet dendur shoqëria jonë sot (pasi është shtuar dhe evidentimi i rasteve përkatëse), është pranuar dhe nga drejtuesit e institucioneve qeveritare. Përkundrejt kësaj situate Ministria e Punës ka zhvilluar ditën e djeshme konferencën kombëtare “Për një familje dhe shoqëri të barabartë dhe pa dhunë”, ku merrnin pjesë
Kryetarja e Parlamentit, zonja Jozefina Topalli, ministri i Punës Anastas Duro, ministrja e Shëndetësisë Anila Godo, zëvendësministrja e Brendshme Iva Zajmi dhe ajo e arsimit Adriana Gjonaj, drejtori i përgjithshëm i Policisë Ahmet Premçi, përfaqësuesja e OKB-së Gulden Turkoz-Cosslett si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Situata
Nga vëzhgimet e bëra është pranuar prej ekspertëve të fushës se shoqëria shqiptare po përjeton një periudhë në të cilën vihet re një rritje e fenomenit të dhunës, duke u ndalur edhe në format e saj: dhunë emocionale, forma më e hasur e dhunës në familje; dhunë ekonomike, që ndeshet më shumë në zonat urbane; dhunë fizike, që ndeshet më shumë në zonat rurale; si dhe dhunë seksuale, që rezulton më pak e raportuar. Vetëm për këtë vit janë denoncuar më shumë se 612 raste keqtrajtimesh në organet e policisë, pjesa dërmuese e të cilave janë keqtrajtim i ushtruar ndaj grave. Po ashtu edhe në qendrat shëndetësore të vendit kartelat mjekësore tregojnë format e rënda të keqtrajtimit fizik të ushtruara te kjo kategori. Numri një i dikasterit të shëndetësisë Anila Godo është shprehur se gjatë këtij viti janë paraqitur për trajtim të dhunës fizike në qendrat shëndetësore mbi 110 persona viktima të abuzimeve. “Sistemi shëndetësor publik luan një rol të rëndësishëm në çrrënjosjen e fenomenit të dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore. Duke qenë se personat e dhunuar paraqiten te punonjësit e shëndetësisë për të marrë ndihmën urgjente, janë pikërisht këta në pozicionin më të mirë për të identifikuar viktimat dhe për të ndërhyrë që në stadin e parë për t’i referuar drejt këto raste”, - është shprehur ministrja Godo.
Parandalimi
Për të ndërhyrë në zbutjen e këtij fenomeni, është kërkuar bashkëpunimi i të gjitha dikastereve qeveritare në një koordinim të përbashkët. Ndërkohë ministri i Punës, Anastas Duro, ka pohuar: “Pikërisht për të realizuar këtë të fundit, këto ditë kemi përcaktuar edhe godinën që do të shërbejë për krijimin e strehëzave për gratë e dhunuara, nëpërmjet rikonstruksionit që do të bëhet me ndihmën e PNUD-it. Pra, viktimat e dhunës do të mund të trajtohen në këto qendra deri në rehabilitimin e tyre.” Gjithashtu po operohet me ofrimin e ndihmës së duhur shëndetësore dhe asistimin e viktimave të dhunës me punonjës të fushave përkatëse, të cilët po specializohen për ndihmën që duhet të ofrojnë në të tilla raste.
Vëzhgimi
Nga vëzhgimet e bëra është pranuar prej ekspertëve të fushës se shoqëria shqiptare po përjeton një periudhë në të cilën vihet re një rritje e fenomenit të dhunës, duke u ndalur edhe në format e saj: dhunë emocionale, forma më e hasur e dhunës në familje; dhunë ekonomike, që ndeshet më shumë në zonat urbane; dhunë fizike, që ndeshet më shumë në zonat rurale; si dhe dhunë seksuale, që rezulton më pak e raportuar.
Rastet
Vetëm për këtë vit janë denoncuar më shumë se 612 raste keqtrajtimesh në organet e policisë, pjesa dërmuese e të cilave janë keqtrajtim i ushtruar ndaj grave. Po ashtu edhe në qendrat shëndetësore të vendit kartelat mjekësore tregojnë format e rënda të keqtrajtimit fizik të ushtruar te kjo kategori. Në këtë hark kohor janë paraqitur për trajtim të dhunës në këto qendra mbi 110 viktima të abuzimeve.
Paditë
Me hyrjen në fuqi të ligjit që del në mbrojtje të palëve të dhunuara, është bërë e mundur që një pjesë e këtyre të fundit të kërkojnë ndërhyrjen e strukturave të drejtësisë për zgjidhjen e konflikteve. Në evidencat e para është pohuar se vetëm gjatë 3-mujorit të parë të vitit strukturat e policisë kanë paraqitur përpara sistemit gjyqësor 74 kërkesa padi për nxjerrjen e urdhrave të mbrojtjes e largimin e dhunuesit nga banesa.
Evidentimi
Evidentimi i rasteve specifike të dhunës tashmë bëhet edhe nëpërmjet kartelave të veçanta që mbahen në qendrat shëndetësore, ku këto të fundit paraqiten për trajtimin e plagëve të shkaktuara. Megjithatë, paraqitet të jetë në përmasa shqetësuese mosdenoncimi i rasteve përkatëse, duke i lënë vend zgjidhjes së keqtrajtimit dhe abuzimit brenda mureve të shtëpisë, aty ku ekziston frika e ripërsëritjes së tyre në mënyrë të vazhdueshme nga shkaktuesit.
Dhuna fizike
Dhuna ndaj grave dhe fëmijëve është rritur me ritme të shpejta, çka faktohet nga shtimi i rasteve të evidentuara. Ministrja Godo është shprehur se fatkeqësisht ky kontingjent bëhet mbartës i problemeve të shumta psikologjike, marrjes së infeksioneve seksualisht të transmetueshme si dhe e situatave të rënda që vijnë prej shtatzënive të padëshiruara. Në këtë rast më e rëndë situata mbetet në rrethet e vendit, pasi nuk evidentohen.
Trajtimi
Gjatë këtij viti janë trajnuar për dhunën në familje rreth 500 mjekë të familjes, obstetërgjinekologë, infermier dhe mjekë të konsultores së grave dhe fëmijëve në rrethet si Tiranë, Shkodër, Pogradec, Dibër, Vlorë, Durrës, ku fenomeni është më shqetësues. Njëkohësisht në drejtoritë e shëndetit publik të rretheve janë ngritur ekipe përgjegjëse shëndetësore nga mjekë, infermierë, punonjës socialë ose psikologë për raste të veçanta të dhunës së ushtruar te gratë dhe fëmijët.
Shërbimet shëndetësore
Trajtimi i rasteve në qendrat shëndetësore
Është përgatitur protokolli i unifikuar për trajtimin e dhunës në familje, i cili ofron udhëzime për mënyrat e depistimit, kujdesin e integruar fizik e psikologjik për pacientët që pranojnë abuzimin, vlerësimin dhe planin e sigurisë për viktimën e dhunuar, dhënien e informacionit mbi të drejtat e pacientit dhe ligjin për dhunën në familje, referimin viktimës te burimet ekzistuese për shërbime të tjera sociale e ligjore për ndjekje të mëtejshme të rastit. Sipas ministres së Shëndetësisë, në kuadër të masave parandaluese është përgatitur formulari i unifikuar statistikor për mbledhjen e informacionit mbi rastet e dhunës të trajtuara nga shërbimet shëndetësore. Përkundrejt kësaj edhe në paketën bazë të shërbimeve që ofrohen nga qendrat e kujdesit parësor është përfshirë ofrimi i shërbimit të parandalimit dhe trajtimit të viktimave të dhunës në familje, si pjesë e shërbimeve. Kjo po shoqërohet edhe me specializimin e trajnimin e stafeve mjekësore.