E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fakulteti i Shkencave Sociale, në protestë

Fakulteti i shkencave sociale ka plot një muaj që nuk zhvillon mësim për shkak të godinës së pasigurt ku kanë qenë vendour më parë. E ndërsa juridiku ëshët rikthyer në auditorë, ndonëse në kushte jo fort optimale, për shkencat nuk ëhstë dhënë ende një zgjidhje konkrete. Për fakultetin e shkencave sociale janë ofruar disa opsione godinash për fillimin e mësimit, por sa duket gadishmëria nuk ka qenë e plotë për t'u dhënë edhe këtyre të rinjve mundësinë e vijimit të studimeve. Aktualisht juridiku, i cili e ka braktisur ish-godinën e fakultetit në të njëjtën kohë me shkencat sociale, po i zhvillon leksionet tek kinoklubi i Qytetit Studenti, ndërsa seminaret tek gjimnazi P. Nini. Një tjetër protestë ka ngritur kryet nga arsimi i lartë. Këtë herë kanë qenë studentët e fakultetit të formimit të përgjithshëm të fizikës dhe matematikës, të cilët kanë protestuar përpara MASH. Prej katër muajsh ata i kërkojnë kreut të këtij institucioni, që fakulteti I tyre të mos jetë i asociuar por i pavarur, si dhe t'i ndryshohet emërtimi fakultetit, pasi ai aktuale zbret në nivel gjimnazi. Të rinjtë e këtij fakulteti pranë UP, paralajmërojnë një seri protestash deri në zgjidhje të problemit, ndërkohë që kanë bojkotuar edhe mësimin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›