Pacientët e dializës, “SOS” Godos: Çelni fondet
Jetët e tyre janë të varura nga aparaturat e dializës, të cilat pjesën më të madhe të kohës janë me defekt, pasi siç pohohet edhe nga mjekët e këtij shërbimi, por edhe nga pacientët, aparaturat e shërbimit të dializës janë në përdorim prej më shumë se 20 vjetësh. Ndërkohë që përvoja e vendeve fqinje, prej më pak se kaq kohësh, i ka nxjerrë jashtë përdorimi aparatura të tilla, si shkak i vjetërsisë dhe moskryerjes mirë të funksionit. Për vendin tonë aparaturat e reja janë tejet të kushtueshme. Mjekët përballë pyetjes së pacientëve se edhe për sa kohë këto aparatura do të vazhdojnë të punojnë, shtrijnë krahët duke thënë se nuk kanë çfarë të bëjnë.
Shoqata e Invalidëve me Veshkë Artificiale dhe të Transplantuar herë pas here e ka ngritur këtë shqetësim përmes kërkesave që u janë drejtuar si mjekëve të shërbimit, ashtu edhe Drejtorisë së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Problemet e tyre janë parashtruar edhe tek ish-ministri Ndoka dhe së fundmi edhe ministres së Shëndetësisë, znj. Anila Godo. Por, prej kësaj të fundit kanë marrë vetëm shpresa për zgjidhje, por asgjë konkrete.
Shqetësimet
Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, llogariten rreth 400 pacientë, të cilët kanë nevojë aktualisht për terapi zëvendësuese dhe rreth 175 pacientë të rinj çdo vit, prej të cilëve mjekohen vetëm 207 pacientë në total.
Në vendin tonë ekzistojnë 39 aparatura hemodialize në shërbimin spitalor publik, të cilat shfrytëzohen deri në masën 50 për qind. Ndërkohë që nevojat janë për më shumë aparatura, rreth 12 aparatura shtesë, në mënyrë që të plotësohen nevojat e pacientëve aktualë.
Shoqata e Invalidëve me Veshkë Artificiale dhe të Transplantuar së fundmi ka përpiluar një kërkesë ku i janë drejtuar ministres së Shëndetësisë, Anila Godo. Në kërkesë ata parashtrojnë 12 problematika që kanë nevojë për zgjidhje të menjëhershme.
Sipas kreut të SHIATVSH, Vullnet Kajo, vazhdon të mbetet problematike kryerja e dializës së plotë e të sigurt, ku çdo pacient e ka të domosdoshëm kryerjen e dializës 3 herë nga 4 orë në javë.
Aparaturat
Ndërkohë që herë pas here aparaturat pësojnë defekt dhe kryerja e dializës bëhet pothuajse e pamundur. Infektimi i pacientëve me hepatit, si shkak i kryerjes së dializës nga e njëjta aparaturë si pacientëve të infektuar, ashtu edhe të painfektuar. Për këtë kërkohet ndarja e pacientëve të infektuar nga ata të painfektuar, duke i ndarë në aparatura të veçanta.
Një tjetër pikë tejet problematike, sipas SHIATVSH-së, mbetet transporti i pacientëve të dializës nga vendi i banimit drejt qendrave të dializës, pasi një pjesë e pacientëve nuk kanë as mundësi financiare, si dhe vuajnë nga probleme të mëdha shëndetësore.
Sipas kreut të kësaj shoqate, ky problem është zgjidhur për rrethet, ndërkohë që në Tiranë vazhdon të mos ketë transport, kur dihet që 60 për qind e të sëmurëve janë në kryeqytet.
Kërkesa e Shoqatës së Invalidëve me Veshkë Artificiale dhe të Transplantuar ka marrë shpresa nga ministrja Godo. Ata pohojnë se edhe kërkesa e tyre ka një afat kohor, i cili, nëse tejkalohet, do të dalin në protestë.
Mungesat në shërbimin e dializës
Pajisje të vjetruara
Prishje e herëpashershme e aparaturave
Ilaçet, pjesërisht merren me rimbursim
Moskryerja e analizave në mënyrë periodike
Puna e fëmijëve, Duro: Do t`i japim fund
Duro: Fenomeni mund të vihet nën kontroll
“Studim kombëtar për situatën aktuale”
Dhënia fund e punës së fëmijëve do të jetë një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Ministri Anastas Duro zhvilloi dje një takim me përfaqësuesit e projektit të ILO-IPEC në Shqipëri, "Për eleminimin e punës së fëmijëve", me qëllim njohjen me fazën e parë të projektit, që po zbaton zyra e ILO-IPEC në Shqipëri dhe strukturat përgjegjëse të Ministrisë së Punës si dhe fillimin e fazës së dytë të tij.
Etleva Vërtopi, përfaqësuese e zyrës së Programit ILO-IPEC në Shqipëri, theksoi se fenomeni i punës së fëmijëve është një fenomen mjaft shqetësues jo vetëm për shoqëritë dhe qeveritë e vendeve në zhvillim, si Shqipëria, por edhe ato të vendeve të zhvilluara.
“Shqipëria është prekur vonë nga ky fenomen, por megjithëse një fenomen i ri, për fat të keq, është përhapur si gjeografikisht, ashtu edhe në fusha të ndryshme të ekonomisë”, - u shpreh Vërtopi.
Ajo theksoi: "Qeveria, duke e konsideruar si një fenomen që mund të vihet nën kontroll, ka filluar të reagojë dhe tregues për këtë është edhe ngritja e Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Puna, pranë Ministrisë së Punës. Kjo është vlerësuar si një arritje në krahasim me vendet e tjera dhe është konsideruar si masë pozitive e marrë nga qeveria, qoftë nga raportet e OKB-së, ashtu edhe ato të BE-së (në dy vitet e fundit)”.
Ministri Duro theksoi rëndësinë e realizimit të politikave dhe projekteve efektive për mbrojtjen e fëmijëve nga puna. “Është një nga detyrimet tona kryesore garantimi i të drejtave bazë të çdo shtetasi të këtij vendi, aq më tepër kur bëhet fjalë për kategori të tilla si fëmijët dhe për të drejtën, që garanton mirërritjen dhe të ardhmen e tyre. Për këtë arsye, ne mirëpresim dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjitha ato organizma dhe struktura që ofrojnë asistencë dhe mbështetje për garantimin si de jure, ashtu edhe de facto të të drejtave themelore të fëmijëve”, - u shpreh ministri i Punës.
Më tej, bashkëbiseduesit u ndalën edhe në projektin e përbashkët mes Ministrisë së Punës-INSTAT dhe ILO për realizimin e studimit të parë serioz kombëtar për punën e fëmijëve, që pritet të sjellë një hartë mbi shtrirjen e fenomenit dhe të specifikave të tij. Bashkëbiseduesit ndanë mendimin se ky studim do t’i hapë rrugë nisjes së një programi kombëtar për mbrojtjen e fëmijëve nga puna dhe që do të përfshijë të gjitha strukturat në nivel qendror dhe lokal.
Mbyllja e fazës së parë të projektit u konsiderua e suksesshme nga Komiteti Kombëtar, i drejtuar nga ministri i Punës, i cili ka në përbërje si anëtarë zv.ministrin e Rendit, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, të Arsimit, Organizatat e Punëdhënësve dhe Punëmarrësve, përfaqësues të shoqërisë civile.
Në takim u konsiderua e domosdoshme vazhdimi i projektit dhe shtrirja e tij edhe në rajone të tjera ku puna e fëmijëve është konsideruar si një fenomen tepër shqetësues.
Këtë muaj fillon faza e dytë, e cila do të shtrihet në pesë rajone, ku edhe problemi i punës së fëmijëve është më i përhapur. Parashikohet që gjatë fazës së dytë të asistohen mbi 650 fëmijë, nga rreth 300 në fazën e parë, të cilët do të mbrohen nga puna për t'iu kthyer arsimit.
Për herë të parë parashikohet që projekti të shtrihet në zonat rurale, ku fenomeni i punësimit të fëmijëve është më i përhapur dhe ku fëmijët rrezikohen jo vetëm nga shfrytëzimi në punë të rënda, por edhe nga braktisja e shkollës, trafikimi dhe abuzimi etj.