Moti i keq në Europë, Italia mbulohet nga bora
Veriu i Italisë sidomos qyteti i Milanos është mbuluar nga dëbora. Trashësia e borës së rënë ka qenë disa centimetra. Reshjet e borës kanë shkaktuar dëme të shumta. Përvec problemeve të qarkullimit rrugor, dëbora ka shkaktuar një sërë vonesash dhe pezullimesh në aeroportin e Malpensës në Milano. 13 fluturime që do të niseshin nga Malpensa dhe 4 që do të vinin në këtë aeroport janë anulluar. Megjithatë situata po kthehet në normalitet. Një anullim fluturimi dhe vonesa të shumta ka pasur edhe në aeroportin e Torinos 'Kazele'. Probleme ka pasur edhe në autostyradat e veriut. Teksa Qendra e Koordinimit Kombëtar në Itali iu ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të qarkullojnë vetëm nëse është shumë e domosdoshme. Edhe katër rajone të Spanjës janë goditur nga reshjet e dëborës. Reshjet e dendura të dëborës në pjesën më të madhe të veriut të vendit kanë shkaktuar mbylljen e 16 rrugëve malore. Ndërsa shira të shumtë dhe erëra të forta janë regjistruar në ishujt Baleare të Menorkas dhe Majorkës. Moti i keq ka goditur edhe enklavën spanjolle të Meliljas në veri të Afrikës. Sipas Shërbimit Meteorologjik të Spanjës, reshje të tjera dëbore dhe erëra të forta priten në ditët në vazhdim.