E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Withers: Ju rrëfej historinë afro-amerikane të SHBA-ve

Pse muaji i historisë kombëtare afro-amerikane është caktuar në shkurt dhe sa i rëndësishëm është ky për SHBA?

Në fakt ideja fillestare për të vçuar një kohë dhe për të përqendruar në historinë afrikano-amerikane ka qenë rrjedhojë i njëri prej afrikano-amerikanëve që ka studiuar historinë e afrikano-amerikanëve në Amerikë. Emri i tij ishte Karter G. Vudson dhe në vitin 1926, e cila ishte një periudhë në të cilën kishte dallim ose vçim racor, ai sugjeroi që të paktën një javë të mund të hiqej vças. Ai zgjodhi muajin shkurt, për shkak se ishte muaji që përmbante ditëlindjen e Presidentit Abraham Linkoln, i cili ka qenë një person që është çmuar shumë prej afrikano-amerikanëve si Presidenti i cili fitoi luftën civile dhe për këtë arsye i dha mundësinë lirisë së skllevërve. Ndërsa personi tjetër që ka qenë tejet i rëndësishëm për afrikano-amerikanët që ka lindur gjithashtu në muajin shkurt, ka qenë një person i quajtur Frederik Dagllas, që ka qenë një aktivist shumë i madh për çështjet e të drejtave të njeriut, duke filluar që nga shekulli i XIX. Ideja e Vudsonit ishte një ide që nuk ishte praktikuar shumë. Por ndërsa vitet rodhan dhe ndërsa u rrit ndërgjegjësimi dhe të kuptuarit e njerëzve, përherë e më tepër njerëzit nisën të shohin, t'i kthehen përsëri ideve të tij dhe të shikonin vlerën e tyre. Për shembull, kur unë u rrita në Karolinën e Veriut, studimi i historisë ishte tërësisht studimi i historisë Amerikane dhe nuk përfshinte përvojat e afrikano-amerikanëve, ose përvojat e asnjë lloj tjetër grupi. Dhe ne mund të lexonim libra për presidentët, mund të lexonim lidhur me liderët e mëdhenj politikë të vendit, mund të mësonim rreth tyre, por në fakt nuk kishte aspak diskutim lidhur me afrikano-amerikanët. Ajo që mendoj se ky është muaj është caktuar të bëhet dhe është hartuar të bëhet, nuk është që të përqendrojë vëmendjen tek një pjesë e vçuar, tek një pjesë e vçantë e historisë amerikane, por në fakt është hartuar që të mund të tregojë që historia afrikano-amerikane është një pjesë integrale, një pjesë përbërëse e përvojave të përgjithshme të populli amerikane. Unë mendoj që për këtë arsye në 1976, Presidenti Ford ishte që ai që e caktoi një muaj të vçantë për të përkujtuar historinë e afrikano-amerikanëve.


Kur ne risjellim në vëmendje të gjithë historinë kombëtare afro-amerikane na vijnë në mëndje një sërë figurash të shquara të artit, të sportit, të luftës për të drejtat civile, për politikanë. Jemi rritur me magjinë e Luis Armstrong, Rei Çarls, Ella Xherald, Majls Devis, por edhe Martin Luterking, Roza Park, Kolin Paull, Kondoleza Rajs dhe deri tek Presidenti Barack Obama. Në çfarë linje është kjo histori me ëndrrën amerikane?

Mendoj që është një pyetje shumë e mirë dhe unë do ta shpjegoja në këtë mënyrë. Pjesa më e madhe e përvojave të afrikano-amerikanëve në Amerikë ka qenë ajo në të cilën humanizmi i tyre ishte në një farë mënyrë i mohuar gjatë periudhës së skllavërisë. Trupi i një afrikano-amerikani mund të shitej si të ishte një send nga një pronar tek tjetri, në varësi të çmimit që mund të këmbehej, ai mund të keqtrajtohej, familjet mund të ndaheshin dhe nuk kishte të drejta gjatë shumë periudhave të skllavërisë. Skllavo-pronarët gjithmonë kanë rezistuar për t'u lejuar, për t'iu dhënë të drejtën afrikano-amerikanëve në mënyrë që t'i mbanin të lidhur dhe në skllavëri. Por, përvoja e afrikano-amerikanëve gjatë gjithë kësaj periudhe kohore, gjatë gjithë këtyre vuajtjeve, shprehte një humanizëm thelbësor, i cili nuk mund të mohohej dhe kur ju cituat këngë të tilla: Zoti im çfarë agimi. Ose kur ju citoni këngë të ndryshme të skllevërve, në çfarëdolloj të mundshme, ato këngë nënkuptojnë një të vërtetë shumë të madhe. Ajo e vërtetë është kjo: që edhe ne jemi qenie njerëzore, që edhe në venat tona rrjedh gjak, që madje sytë mund të lotojnë, edhe forca e krahëve dhe e duarve tona është aty dhe ka shpresë brenda zemrave tona, ka një vizion. Në mendjet tona ekziston një vizion brenda mendjeve tona sikurse ekziston një vizion brenda çdolloj personi tjetër në botë. Pas skllevërit u çliruan, gjithsesi në shumë pjesë të vendit, vçanërisht të tij, kishte vçim racial, në Afrikën e Jugut ai emërtohej aparteid, në Amerikë e kemi quajtur periudha e Xhim Krout, por në këtë u vçuan afrikano-amerikanët nga pjesa tjetër e shoqërisë, atyre nuk u afroheshin punë të mira, ata shkonin në shkolla shumë të këqija, jetonin në shtëpi të pa mirëmbajtura dhe madje kishin shumë e shumë pak mundësi për t'u arsimuar siç duhej. Megjithë këtë përgjatë gjithë kësaj, afrikano-amerikanët vazhduan që të shprehnin njerëzimin e tyre dhe ju përmendet periudhën e xhezit, dhe kjo ishte thjesht një formë tjetër shprehjeje, pasi gjatë atyre periudhave ndodhën luftërat e mëdha, luftërat e I dhe II botërore. Gjatë këtyre luftërave afrikano-amerikanët patën mundësi që të jepnin kontributin e tyre duke shërbyer me shumë trimëri dhe u vçuan për shkak se luftën për lirinë, që ata vetë nuk e zotëronin, por ata qëndronin të fortë në këtë besim, në humanizimin e tyre dhe duke qenë plotë besim në këto ideale përfundimtare të Amerikës dhe gjatë gjithë periudhës së vuajtjeve të tyre, afrikano-amerikanët besonin në drejtësinë përfundimtare të universit dhe ata besonin që një ditë ata do të mund të arrinin të njëjtin status, status të barabartë me të bardhët dhe dyert e mundësive do të hapeshin përpara tyre. Por, u nevojit shumë kohë, u nevojitën shumë përpjekje, por unë e konsideroj vetën sikurse shumë afrikano-amerikanë të tjerë, tërësisht, plotësisht të bekuar që kemi pasur mundësi të jetojmë dhe të shohim ditën në të cilën Amerika si komb, të bardh e të zinj sëbashku, mund të zgjidhnin një President afrikano-amerikan, që mund të ishte President i SHBA. Natën kur dolën rezultatet, është tamam sikurse e tha kënga: Unë jam përgjatë rrugës sime në tokën e premtuar dhe unë sot dëgjova prej qiellit, zoti ka për të më dhënë krahun e tij djathtë, unë kam dëgjuar prej qiellit sot

Sa e rëndësishme është sot për botën historia kombëtare afro-amerikane?

Sërish dua ta theksoj se është një pyetje e shkëlqyer, për shkak se unë tërësisht besoj këtë, besoj një parim thelbësor, jetik për përvojat në historinë në të cilën ne po flasim. Unë nuk mendoj që, në fakt unë mendoj që në fillim, muaji i historisë së afrikano-amerikanëve, muaji i historisë së grave, të gjitha janë hartuar në mënyrë që të mund të jepnin dallim këtyre grupeve që janë injoruar më parë. Por unë mendoj që kjo ka qenë, ka qenë në rregull, ka funksionuar siç duhej në atë periudhë, por jo domosdoshmërish vlen për tani, pasi kur shikojmë në muajin e historisë afrikano-amerikane, ajo që gjendet aty dhe ajo që na ofrohet është një përvojë që ka terma universale, që ka një aftësi për të prekur njerëzit të cilët mund të mos kenë të njëjtën origjinë, të mos kenë të njëjtën ngjyrë, por gjithsesi të mund të dallojë natyrën thellësisht njerëzore të asaj që afrikano-amerikanët kanë përballuar dhe të asaj që ata kanë ngadhënjyer. Më lejoni t'ju jap një shembull shumë konkret. Historia që ju më treguat kur isha një djalë i vogël dhe e dëgjoja në një këngë, është një histori që unë e ndava disa net më parë me një mbrëmje poezie dhe muzike, të cilën e kishim organizuar në mënyrë që të përkujtonim muajin e historisë afrikano-amerikane. Unë lexova disa poezi, kishim një marins, i cili punon në ambasadë, që lexoi një poezi shumë të bukur, që është gjithashtu një afrikano-amerikanë gjithashtu si person, por persona të tjera që lexonin poezi në atë mbrëmje ishin dhe shqiptarë të rinj, të rinj të cilët ishin në fillim pak nervoz. Megjithëkëtë ndërsa minutat kaluan dhe ata nisën të lexonin poezi, ata filluan të kuptonin dhe tërësisht të kapnin thelbin e atyre poezive dhe poemave që ata po lexonin, që këto poema i bënë ata të kuptonin diçka si qenie njerëzore, pavarësisht se autorët ishin afrikano-amerikanë ose jo. Kjo është natyra universale që unë mendoj se është pjesa kritike e asaj që ne bëjmë dhe kur ne flasim për historinë afrikano-amerikane, nuk është histori e zezakëve për zezakët, por është historia e një populli për të gjithë popujt.

Në SHBA numërohen rreth 40 milionë afro-amerikanë. Nga skllavëria dhe racizmi, tek betimi i Presidentit Obama dhe nga Obama përgjatë gjithë shekullit XXI. Ku po shkon bota zoti ambasador?


Unë mendoj dhe shpresoj që ne kemi për të lëvizur drejt një faze të re të të kuptuarit mes racave dhe të bashkëpunimit racor. Unë mendoj që po lëvizim drejt asaj dite që doktor Kingu përshkroi në fjalimin e tij të famshëm "Unë kam një ëndërr". Ndoshta mund të mos i mbaj fjalët mend plotësisht, por një ditë të bardhët dhe të zinjtë, protestantë, njerëz me ngjyrë, hebrenj, të gjithë do të ulen në tryezë dhe do të thonë më së fundmi të lirë, më së fundmi të lirë falë Perëndisë. Ajo që po thoshte me këtë ishte që në një kohë të përcaktuar në histori do të vijë një ditë kur njerëzit do të gjykoheshin për shkak të përbërjes, për shkak të stofës së karakterit se sa të ngjyrës së tyre. Në atë ditë, i gjithë potenciali ynë si qenie njerëzore, pavarësisht nga çfarë vijmë, kombe të mëdhenj ose të vegjël, kombe të pasur ose të varfër, të bardhë, të zinj, të verdhë, pavarësisht nga ngjyra që ne do të kishim. Këto faktorë dallues nuk do të kenë më vlerë për shoqëritë tona, se sa fakti që sytë e dikujt do të jenë blu ose kafe, sëshpejti do të jemi në një situatë ku ne do të kënaqemi dhe do të gëzojmë atë që buron nga ky grup dhe nga një grup tjetër në mënyrë të barabartë dhe do të kemi mundësi që të nxjerrim në pah talentet në bazë të talenteve dhe jo në bazë të ngjyrës, jo të prejardhjes së gjakut.

Martin Luterking përvçse u bë fitues i çmimi Nobel të "Paqes" në moshën 34 vjç, kërkoi që fëmija i tij të gjykohej nga karakteri dhe jo nga ngjyra e lëkurës. Por, kjo ditë dhe ky muaj pavarësisht se në Shqipëri nuk ka afro-amerikanë, apo afro-shqiptarë, gjithsesi mesazhi i këtij muaji është universal. Kush është ky mesazh për Shqipërinë dhe për shqiptarët?


Jam përpjekur të studioj sa më mirë të mundesha historinë e Shqipërisë gjithashtu. Historia e Shqipërisë gjithashtu shënoi triumfe dhe tradhti, pasi mund të shohësh duke nisur që ka ilirët, ato arritje historike që ky vend ka pasur mundësi të ketë dhe duke kaluar përgjatë historisë së tij. Më pas, diku në shekullin e XV ishte një situatë sulmesh dhe shqiptarët nuk patën më mundësi të ishin të lirë brenda tokës së tyre, për shkak të sundimit të huaj. Ajo që dëshiroj të them dhe ajo që mendoj që është paralele me përvojat e afrikano-amerikanëve të cilat unë sapo i përmenda, është fakti që gjatë gjithë kësaj periudhe 5 shekuj nën sundimin otoman, ndoshta edhe më pas, pas rënies së perandorisë otomane, duke nisur që nga fqinjët tanë, shqiptarët kanë ruajtur një ndjesi të asaj që ata ishin. Shqiptarët ruajtën ndjesinë e identitetit që kurrë nuk e humbën, pavarësisht nga gjithçka me të cilën u përballën dhe kur erdhi koha e duhur, dhe kur u shpall pavarësia e Shqipërisë, kur Ismail Qemali ngriti flamurin, ata e ngritën flamurin dhe ata ngritën një flamur, nuk ngritën një flamur otoman, por flamurin shqiptar, një flamur i cili ishte valëvitur mbi Krujë dhe Petrelë përgjatë gjithë këtyre shekujve më parë. Ata patën mundësi të ngrinin flamurin e tyre, gjuhën e tyre, identitetin e tyre, kulturën e tyre, ata patën mundësi që të tregonin të njëjtat parime, që mund të tregonin afrikano-amerikanët, gjatë gjithë këtyre viteve treguam që jemi këtu, treguam që jemi një popull, treguam që kemi të drejtën për të ecur, për të jetuar, për të arritur, në liri, në një tokë e cila na përket dhe që ne kemi të drejtën ta quajmë tonën, dhe përmes rregullave, dhe zakoneve, të cilat na frymëzojnë ne. Unë shikoj një paralele në këtë, unë mendoj që kjo është një nga arsyet që amerikanët të cilët vizitojnë Shqipërinë, afrikano-amerikanët që vijnë këtu dhe amerikanë të tjerë që vijnë në Shqipëri zhvillojnë një lidhje dhe një të kuptuar me shqiptarët, për shkak se mund të hiqen këto përvoja paralele. Jo domosdoshmërish janë e njëjta gjë, por ka mjaftueshëm brendësi në to që ne mund ta kuptojmë njëri-tjetrin.

Zoti ambasador, ka edhe një histori tjetër. Është edhe historia se si familja juaj ka shpëtuar një çifut. Është miniatura e një historie që duket sikur tregohet dhe historia e popullit shqiptar. Populli shqiptar është nga të pakët që nuk dorëzoi gjatë luftës së dytë botërore asnjë hebre. Do të kisha dëshirë që në këtë kontekst ta tregonit edhe këtë histori...

Historia e babait tim ishte një histori shumë e thjeshtë, sepse ushtria në kohë në të cilin u bë ai vizatim ishte i vçuar nga ana racore. Kështu që, kishte njësi të të bardhëve, njësi të zezakëve, për më tepër, për shkak të paragjykimit shumë prej amerikanëve të bardhë mendonin se ata amerikanët nuk kishin kurajën dhe nuk kishin forcën fizike të luftonin. Kështu që, këto afrikano-amerikanët i kishin vendosur në qendrat e punës dhe jo në njësitë e luftës. Në përfundim të luftës, kjo njësi afrikano-amerikane në të cilën bënte pjesë babai im, pati mundësi të vizitonte kampin e përqendrimit në Dakao. Këta njerëz në njësinë e babait tim kishin pasur një jetë shumë të vështirë për shkak të Xhim Krout, por ato u prekën shumë kur panë vuajtjet në Dakao, saqë patën mundësi që të merrnin dy të mbijetuar nga holokoasti drejtuar hebrenjve, i mundën që të t'i fshihnin ata brenda kompanisë afrikano-amerikanëve dhe të mund t'i merrnin ato, t'i nxirrnin jashtë vendit. Ata patën mundësi që t'i mbanin aty për një vit dhe i bënë vëllezër të vegjël të kompanisë, dhe babai im u lidh shumë me ta. Gjatë kohës që kompanisë iu desh që të rikthehej në Amerikë, këta fëmijë ishin të shëndetshëm dhe patën mundësi që të vazhdonin më tej jetën. Ai na tregonte këtë historinë kur ne ishim ende fëmijë, diku 50 vite pasi e pa për herë të fundit këtë djalë të ri. Unë fillova ta kërkoj nëse mund ta gjeja atë dhe shokun e tij. Shoku i tij kishte ndërruar jetë, pas 50 vitesh, thuajse 55 vite nga hera e fundit që babai i kishte parë. Pata mundësinë që ta takoja babanë tim me këtë djalosh të ri dhe ata patën mundësi që të bisedonin në Amerikë. Miqësia që nga periudha e luftës patën mundësi që të ripërtërihej dhe ta vazhdonin derisa më së fundi babai im ndërroi jetë. Dukshëm, kjo histori dhe të parët e kësaj historie ishte tejet mbresëlënëse dhe prekëse për mua kur vizitova Shqipërinë. Gjeta që ju kishit jo vetëm disa burrë që morën përsipër të ndërmerrnin këtë rrezik, por kishit një komb të tërë që ndërmori përsipër rrezikun, që mori përsipër të hapte shtëpitë, familjet e tyre, madje dhe qenien e tyre ekzistent, për të shpëtuar hebrenjtë që ishin në Shqipëri dhe për të mos lejuar që ata të mos përfundonin në kampet e tmerrshme të përqendrimet, në të cilin nazistët po dërgonin hebrenjtë e tjerë nga vende të ndryshme të botës. Unë kam dëgjuar histori dhe nuk kam dëgjuar asnjë të ngjashme me këtë, në të gjithë Evropën, kombe shumë më të pasura se Shqipëria, kombe që ndoshta kishin tradita më jetëgjatë se Shqipëria, kombe që kishin përvoja shumë më të gjata, me popullsi shumë të madhe hebreje në vendin e tyre, dështuan në testimin. Ndërsa Shqipëria triumfoi mbi sfidën dhe ia doli mbanë. Kjo gjë duhet dhënë kredi dhe meriton nderim të përjetshëm, të gjithë shqiptarët duhet të jenë krenarë për këtë.

Duke e njohur pasionin tuaj për letërsinë, shkrimtari më i madh i kohëve moderne sot në Shqipëri është Ismail Kadare. Nëse do të ishte e mundur ta krahasonit me një shkrimtar afro-amerikan që mund të ketë njëjtat vlera, si zoti Kadare për letërsinë...
Së pari, më lejoni t'ju them që kam lexuar shumë prej romaneve të Kadaresë dhe madje një pjesë të poezisë së tij. Dëshiroj ta nis me këtë, që ai është i vçantë, ai është tërësisht unik. Por, unë mbaj mend me sa kujtohet kam lexuar një libër të tillë, e cila titullohej "Kështjella", fliste për rrethimin e Krujës gjatë periudhës së Skënderbeut. Ajo që më preku mua dhe më goditi për këtë ka qenë e gjithë thellësia e këtij romani, gjithë gjerësia që përmbante ai. Nëse mendohet për romanët afrikano-amerikanë ato në një farë mënyrë janë shumë personale dhe në këtë pikëpamje ndoshta kishte një autor afrikano-amerikan i cili mund të realizonte këtë gjë sikurse Kadareja. Kam lexuar dhe "Kronikë në gur", e cila ka folur mbi fëmijërinë e tij në Gjirokastër gjatë periudhës parë të luftës botërore dhe ne kemi një autor Riçard Vajt, i cili ka shkruar mbi gjithë mundimet dhe vuajtjet e përpjekjet e afrikano-amerikanëve ndërsa ata rriteshin. Ndoshta këtu mund të gjejmë një paralele të ngjashme. Por, Kadare është gjeni edhe është unik. Jam në mëdyshje nëse mund të bëj një krahasim të duhur për të.

Marrë me shkurtime nga "Ora News".

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›