E Diel, 1 Nëntor 2026

Kucovë, hidhet nga kati i dytë, vdes 58-vjecarja

KUCOVË- Një 58-vjecare ka humbur jetën pasi është hedhur nga kati i dytë i banesës së saj. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Kozare të Kucovës.

Gruaja me iniciale N.A ka shfrytëzuar momentin kur në banesë nuk ndodhej asnjë nga familjaret e saj, duke u vetëhedhur nga kati i dytë i shtëpisë private në të cilën banonte, gjë që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Sipas policisë, 58-vjecarja ishte një person me probleme mendore. Familjarët kanë dëshmuar se disa herë të tjera ajo kishte tentuar të vetëflijohej.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›