Edi Rama e ndan mendjen – s’pranon asnjë numërim që s’e nxjerr fitues
I janë nxjerrë petët lakrorit. Edi Rama duroi rreth 15 orë, por pastaj e ndau mendjen dhe vendosi të mos njohë asnjë vendim që çon në numërimin e të gjitha votave kryeqytetase, por veç të pranojë atë “+10”-n parapake.
Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, që la në fuqi numërimin që e nxjerr Lulzim Bashën 81 vota përpara rivalit të tij, Edi Rama, në një dalje për mediat, deklaroi se dje nuk u mor drejtësia e kërkuar e sido që të shkonte rinumërimi i dytë, ai s’kishte për të pranuar asnjë rezultat që s’e nxirrte atë fitues.
“Procesi u rikthye ne tavolinën e kanibalizmit”. Kështu e cilësoi të gjithë procedurën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Edi Rama, duke e stigmatizuar Kolegjin Zgjedhor, i cili sipas tij, nuk arriti të shohë të vërtetën, por mbylli plotësisht sytë përpara rezultatit të këtij institucioni.
...