BE-KiE: Ndarja politike kërcënon progresin. Të nisë dialog i sinqertë
BRUKSEL-Bashkimi Europian shprehu sot shqetesim per zhvillimet politike ne Shqiperi, konkretisht pas zgjedhjeve lokale. Sipas Brukselit situata ka zgjidhje nese palet dialogojne me sinqeritet dhe duke shkuar me tej KiE keshillon qe te shmangen situata te ngjashme ne procese te tjera zgjedhore, duke treguar nje rruge te mundshme, Komisionin e Venecias.
Komisioneri Evropian për Zgjerimin Stefan Fule në një fjalë të tij të mbajtur sot pasdite në Parlamentin Europian ka shprehur shqetësimin për situatën politike në vend, krijuar sidomos gjatë procesit për shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve lokale për Bashkinë e Tiranës.
Në fjalën e tij ku u vu theksi sidomos për zgjedhjet lokale, Fule u shpreh se ky proces shkoi mirë derisa erdhi fjala tek rezultati për Tiranën.
“Përgatitjet dhe procesi i votimit më 8 Maj për zgjedhjet lokale ishin përgjtihësisht të qeta, përvec disa mangësive, por përgjithësisht ky process u vlerësua pozitiv. Procesi i numërimit edhe pse në disa raste i vonuar ka qënë transparent dhe funksinoi mirë. Për fat të keq një situatë shumë e vështirë u si rezultat I problemeve në tabelën e rezultateve për Tiranën”, tha Fule duke theksuar se personalisht qëkur kishte raportuar për ngjarjet e 21 Janarit të gjithë në BE shpresonin se situata politike do të kapërcehej me zgjedhjet e 8 Majit.
“Në atë kohë, kemi pasur të gjitha shpresat dhe të vendosur se zgjedhjet lokale dhe një process i mirë, do të kontribuonin për të ndihmuar Shqipërinë të dalë nga bllokimi i gjatë politike”.
Ne kete pike, Fule shpjegon se aq i madh eshte shqetesimi sa Sekretari i Pergjithshem i KiE ia ka shprehur ne nje leter edhe kryeministrit Berisha ku i evidenton situaten dhe sugjerime si te kapercehet kriza politike ne vend.
“Vetëm këtë mëngjes, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës Thorbjorn Jagland bëri publike një letër që ai i ka dërguar Kryeministrit Berisha”.
Fule shpjegoi se në këtë letër Jagland i është shprehur Berishës i shqetësuar për situatën në Shqipëri.
“Ai e shpreh preokupimin e tij për situatën pas zgjedhjeve të Bashkisë së Tiranës. Ai thekson se ndarja politike është bërë aq e rëndë saqë mund të kërcënojnë funksionimin e duhur të institucioneve demokratike, qeverisjes së mirë dhe progresit të mëtejshëm ekonomik të vendit. Ai fton partitë politike të hyjnë në një dialog të vërtetë, dialog që do të bëjë të mundur kapërcimin e bllokimin politik. Më tej Jagland sugjeron që të pyetet Komisioni i Venecias për të marrë këshilla në mënyrë që të shmangen situata të tilla të ngjashme në zgjedhjet e ardhshme”.
Fule shtoi më tej se tani më shumë se tani nevojitet të mbyllet qetëtësisht procesi electoral në vend.
“Unë nuk mund të përsëris fjalët e Jagland, por apeloj të ndalen retorikat e ashpra politike ato vetëm rrisin tensione në vend. Procesi electoral duhet të finalizohet i qetë, konstruktiv dhe të ketë në fukus të ardhmen.
“Është e qartë se një reformë gjithëpërfshirëse e kodit zgjedhor është e nevojshme dhe duhet të kryhet nga shumica në pushtet së bashku me opozitën dhe shoqërinë civile”.
Komisioneri europian vuri ne dukje se rekomandimet e kërkuara nga BE ndaj Shqipërisë, rezultatet për to do të paraqietn në mesin e Tetorit të këtij viti. “Rezultatet dhe mangësitë e mbetura do të pasqyrohen drejt në Progres Raportin tonë në mesin e tetorit të këtij viti”.
Kurse i ndalur në punën e Kuvendit të Shqipërisë, Fule theksoi se mungesa e dialogut politik ka sjellë bllokim të punës së këtij institucioni.
“Mungesa e dialogut politik ka sjellë bllokim të punës dhe funksionimit të Parlamentit. Ligjet që kërkojnë 3/5 e votave ende janë të bllokuar, kjo ka sjellë bllokim të emërimit të Avokatit të Popullit, gjyqtarë dhe anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese,. Unë ftoj dhe njëherë opozitën të marrë pjesë plotësisht në aktivitetet e Parlamentit dhe për të përdorur këtë forum institucional, për të arritur objektivat e saj politike”.
Në fund të fjalës së tij Fule duke iu drejtuar ministrave të vendeve anëtare të BE dhe deputetëve shqiptarë pjesmarrës në këtë takim, vlerësoi se Shqipëria po punon për reformat dhe përpiqet shume per to, por është koha të përballen me këtë sistem të brishtë politik dhe të jepen përgjigjet e duhura. “Aftësitë dhe kapaciteteve në këtë vend nuk mungojne. Tani është koha për të gjetur vullnetin dhe mundësinë për të përdorur këto aftësi në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë”.
Jagland: Ne Komisionin e Venecias do dergoj vendimet e Kolegjit Zgjedhor te Shqiperise
Nje mesazh te forte drejtuar forcave politike shqiptare ka qene ai ne letren qe Sekretari i KiE i ka derguar Berishes. Letra u be publike vetem sot ku apelohet te nise menjehere dialogu politik me qellim te zgjidhet njehere e mire kriza qe ka kapur politiken shqiptare.
Letra e plote e Thorbjorn Jagland drejtuar Berishës.
“I dashur kryeminister!
Po ju shkruaj për të shprehur shqetësimin mbi situatën pas zgjedhjeve lokale ne vendin tuaj, dhe në vecanti për polemikat që pasuan pas zgjedhjeve për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.
Shumë kishin shpresuar se këto zgjedhje do të vendosnin standarte të reja kur vjen puna te zhvillimi i zgjedhjeve, po aq sa edhe me përgjergjësinë e liderëve politike dhe funsksionimin e institucioneve demokratike. Këto shpresa janë përforcuar nga dita e votimit që shkoi pa probleme. Fatkqësisht, për shkak të mosmarrëveshjeve për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Shqipëria po përballet me një situatë të acaruar me ndarje politike që mund të kërcënojë përpjekjet për të siguruar institucione demokratike, qeverisje të mirë dhe progres të metejshëm ekonomik. Si mik i Shqipërisë jam i shqetësuar.
Do të doja të apeloja me termat me të forte të mundshme për ju zoti kryeminister dhe liderët e forcave të tjera politike në vendin tuaj, që të hyni menjëherë në dialog të sinqertë për të tejkaluar ngërcin politik duke respektuar shtetin ligjor dhe parimet demokratike që priten nga cdo vend anëtar i Këshillit të Europës.
Do të doja t’ju informoja se në lidhje me bazën ligjore me te cilen është marre vendimi i Kolegjit Elektoral, kam qellimin te kërkoj opionionin e Komisionit të Venecias për të shmangur situata të ngjashme në zgjedhjet e ardhshme”.
(d.bonollari/BalkanWeb)