Shefi i kabinetit të Obamës dorëhiqet
Shefi i kabinetit të Obamës ka dhënë dorëheqjen. Bill Daley është dorëhequr nga posti i tij dhe këtë lajm e ka konfirmuar presidenti i SHBA-së Barak Obama.
Në postin e tij është vendosur drejtori i buxhetit Jack Lew. Duke u rikthyer në kohë, Daley iu bashkua Shtëpisë së Bardhë në janar të vitit 2011 si zëvendësues i Rahm Emanuel, i cili dha dorëheqjen për tu bërë kryetar i Çikagos.
Sipas deklaratës së Obamës, Daley ka lënë postin për tiu kushtuar më shumë familjes së tij.