E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Xhon Withërs,thur elozhe kryeprokurores

09/03/2010 Dimplomati ngre në qiell punën e Ina Ramës. Malazezët në shqipëri për seminar

TIRANE- “Kryeprokurorja Ina Rama, ka punuar mes presioneve të dy kampeve politike”. Kështu është shprehur dje ambasadori i SHBA-ve Xhon Ëithërs, i cili mori pjesë në një seminar trajnimi, klu ishin të pranishëm prokurorë të njësisë antikorrupsion dhe homologët e tyre malazezë. Gjatë fjalës së tij Ëithërs theksoi se ishte kënaqësi që qëndronte krah prokurores Rama, pasi ajo ka shfaqur përkushtim dhe angazhim në ruajtjen e pavarësisë dhe integritetit të institucionit që drejton. Sipas tij ajo ka ruajtur këtë pavarësi me profesionalizëm dhe përkushtim ndaj ligjit dhe parimeve, duke fituar respektin e bashkëkombasve të saj, ashtu si edhe të ne të huajve, që e njohim atë mirë. Ëithërs nuk i ndali këtu elozhet e tij ndaj Ina Ramës, pasi ai shtoi se, kryeprokurorja ka pëballuar me sukses shumë pengesa. “Ka pasur presion politik ndaj saj, nga të dyja anët e spektrit politik, ka pasur artikuj në shtyp të cilët janë munduar ta kritikojnë atë thjesht sepse ka kryer punën e saj ashtu si duhej bërë, ka pasur pengesa ligjore si statuse të dyshimta imuniteti të cilat e kanë bërë ushtrimin e detyrës së saj më komplekse, të gjitha këto me qëllimin për ta bërë atë të anojë nga një kah apo një tjetër i palëve politike”- u shpreh kryediplomati amerikan. Ëithërs theksoi se në çdo shtet, roli i Prokurores së Përgjithshme është shumë kompleks dhe i vështirë, e si i tillë, kërkon këmbëngulje, parime të përpikta dhe përkushtim të vendosur ndaj pavarësisë. Ambasadori pohoi se Ina Rama ka ditur të ruajë standardet më të larta të profesionalizmit dhe përkushtimit ndaj punës së saj, ndërsa është përballur me këto vështirësi. Ndërkohë gjatë fjalës së saj kryeprokurorja Rama, ka lënë pas elozhet e Xhon Ëithërsit dhe është ndalur me tepër ne temën e trajnimit të vazhdueshëm të pjestarëve të njësive antikorupsion. Sipas saj kjo gjë është një armë pa të cilën nuk mund të zhvillohet beteja e nisur. “Krimi është sofistikuar në ditët e sotme veçanërisht ai ekonomik e korrupsioni, atë nuk e gjejmë më në format e tij klasike” theksoi kryeprokurorja. Rama shtoi se ky lloj kriminaliteti shfaqet agresiv i rrafinuar, i mirëorganizuar, i aftë të zhvillohet në dukje nën petkun e një aktiviteti të ligjshëm. Për këtë qëllim trajnimi e profesionalizimi i prokurorëve dhe oficerëve të njësive është jetik për mirëfunksionimin e këtyre strukturave.

Ndjekja e fakteve

Gjatë fjalës së tij Xhon Ëithërs përmendi edhe sfidat me të cilat prokurorët përballen dërsa i sugjeroi atyre të njekin shkelësit e mëdhenj të ligjit. “Të gjithë ne e kuptojmë përgjegjshmërinë që nevojitet në raste të tilla. Megjithatë, prokurorët duhet të mbeten të pavarur dhe të lirë ndaj çdo ndikimi apo detyrimi politik. Ju keni për detyrë të ndiqni faktet kudo që ato mund t’ju çojnë. E di, nuk është e lehtë, jam i bindur për këtë, dhe shpesh kjo kërkon përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj punës suaj dhe kurajo të jashtëzakonshme”-tha Ëithërs.

Seminar të huajve

Prokurorët e njësisë hetimore Task-Forcë, i kanë dhënë dje leksione homologëve të tyre malazezë. Këta të fundit janë në fillesat e para të hapjes së zyrave antikurrupsion, dhe për këtë qëllim duhet të njihen me shembuj konkrete dhe format e ndjekjes penale të çështjeve me natyrë korruptive. Në seminarin e djeshëm, ka folor prokurori i sapo emëruar Dritan Rreshka dhe drejtori i Task-Forcës, pranë Prokurorisë së Përgjithshme Arben Kraja. Prokurorët sollën shembuj konkretë që janë hetuar gjatë këtyre viteve nga Task-Forca.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›