E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitet me armë një kazino, në arrati autori

TIRANE-Një kazino është grabitur sot në Tiranë nga një përson i armatosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm kur një person i armatosur ka grabitur një shumë të konsiderueshme parash në një kazino të lojrave të fatit që ndodhet në rrugën “Myslym Shyri”, pranë kinema “Dajtit”. Dëshmitarët thanë për policinë se ka qënë një person i maskuar dhe i armatosur që ka grabitur paratë në kazino. Më pas personi është larguar menjëherë në drejtim të paditur. Ende janë të paqarta rrethanat sesi ndodhi ngjarja. Madje ende nuk është bërë publike shuma e grabitur.
Policia e sinjalizuar për grabitjen po heton ngjarjen.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›