E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama vizitoi zonat e permbytura ne kohe me diell

06-12-2010 / Gazeta 55

Zv/kryeministri Meta dhe ministri i Puneve Publike Olldashi Shkodra furnizim pa nderprerje me uje te pijshem

Zv/kryeministri dhe ministri i Energjetikes Ilir Meta dhe ministri i Puneve Publike dhe Transporteve prej afro nje jave po ndjekin nga afer situaten e permbytjeve ne Shqiperine veri-perendimore. Gjate dites se djeshme Meta dhe Olldashi kane kryer nje inspektim ne pompat Ujesjellesin e Shkodres. Ata e konsideruan heroik perkushtimin e punonjesve per te mbrojtur ujesjellesin nga permbytja. Meta garantoi se Qeveria po angazhohet qe ujesjellesi te funksionoje. Sipas Metes eshte bere nje pune e jashtezakonshme qe Ujesjellesi te mbrohej nga situata e permbytjeve. Me kete angazhim me kete perkushtim dhe me gjithe mbeshtetjen qe ne u kemi dhene dhe do u japim si qeveri pa dyshim qe besojme qe do te arrihet qe te jete i mbrojtur problemi i ujesjellesit i energjise elektrike per qytetin e Shkodres banoret e Shkodres dhe kjo eshte prioritet numer nje i shtabit te emergjences dhe gjithe autoriteteve- tha nr 2 i qeverise Ilir Meta. Ministri i Energjetikes gjithashtu garantoi se nuk do te rrezikohet as furnizimi me energji i qytetareve. Nga ana e tij ministri Sokol Olldashi tha se ujesjellesi sdo preket nga permbytja. Do te bejme cmos qe ujesjellesi te mos preket nga niveli i ujit qe sikurse mund ta shihni eshte shume me lart se sa niveli i stacionit te pompimit. E vetmja gje qe mund te garantoje eshte se do te behen te gjitha perpjekjet maksimale sepse jemi shume te vetedijshem se cdo te thote te rrezikojme ujesjellesin e gjithe qytetit- garantoi ministri i Puneve Publike Sokol Olldashi. Gjithashtu ministri Olldashi iu referua edhe vizites ne Shkoder te kryetarit te PS-se Edi Rama. Ministri i Puneve Publike tha se ai zgjodhi te vizitonte zonat e permbytura ne nje dite me diell dhe pa reshje. Po ashtu Olldashi theksoi se Edi Rama urdheroi vetem pak dite me pare deputetet e tij qe te mos votonin ne Kuvend per planin e masave qe parashikon buxheti i shtetit per sistemimin dhe nxjerrjen nga harta e permbytjeve te zonave te klasifikuara si problematike dhe te rriskuara.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›