E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse kutite e Edvinit kushtezojne solidaritetin

06-12-2010 / Redaksionale

Qyteti i Shkodres prej ditesh perjeton momente te veshtira mes permbytjeve te shkaktuara nga fryrja e liqenit lumit Buna e Drin si dhe shkarkimet e njepasnjeshme te 3 hidrocentraleve me liqenet e tyre te tejmbushur. Sigurisht pavaresisht veshtiresise se kuptueshme Qeveria Berisha po perballon me situaten e veshtire qe ka perfshire zonen Shteti po merr masa te jashtezakonshme ushtria po kryen operacione evakuimi policia e Shtetit me sistemin qendrat Shendetesore me perballimin e traumave. Nuk ka vend per panik.
Efektivat e Policise se Shtetit dhe te Forcave te Armatosura qe po veprojne ne terren krahas shpetimit te banoreve po kryejne edhe furnizimin me ushqim uje te pijshem e veshmbathje te banoreve te evakuuar e po keshtu po angazhohen per perforcimin e argjinaturave. Terbimi i natyres ka arritur maksimumin e saj.
Megjithate ne Shkoder dje per pak minuta eshte pare dhe Edvin Rama kreu i Partise Socialiste i cili pas kreu punet e protestat ne qytetin e Pogradecit u duk pas 7 ditesh mungese te zhurmshme. Per nje jave te tere ku vendi perjetoi terbimin e natyres i Papranueshmi i politikes shqiptare shoqi dore nga agjenda kutiste. Kerkesa per transparencen e kutise ne ditet me te veshtira te vendit ishte kontrasti me i dukshem qe te gjithe percollen ne unison fjalet Nuk eshte e mundur Prape me kutite ky faqezi. Nuk eshte e mundur qe nje politikan i larte i vendit ne vend qe te shkonte ne zonat e permbytura gjezdiste ne anen tjeter te vendit per te kerkuar hapjen e kutive. Po perkunder Rama ka theksuar dhe nje here me shume se situata e diteve te fundit ka lidhje me vjedhjen e vote. Per kete njeri te gjitha gjerat kane lidhje me paranojat personale me llogarite e hapura me humbjen e papranueshme nga super-uni i tij.
Sakaq prania e vogel e protestuesve dhe militanteve ne qytetin e Pogradecit i beri te dyshojne se mos ishin ne rruge te gabuar. Prandaj te nesermen e djeshme per pak minuta te fshehta por te transmetuara direkt nga kamerat e medies se ardhura posacerisht nga Tirana per jetuar dhimbjen e ngushte te kryetarit socialist per Shkodren. Asaj Shkodre qe u ka dhene 2 deputete Partise Socialiste e qe keta te fundit sjane pare nga dite ne qarkullim. Agjenda e tyre e per protesta e konflikte te kota sociale smund te frenohej pasi keshtu humbin shansit tia faturojne katastrofen qeverise. Ilir Beqja dhe Astrit Beci kane braktisur me mos prezence qytetin qe i beri perfaqesues te padenje ne parlament. Kurrsesi Edvin Rama seshte pare te shkoje as ne Fier dhe as ne Vlore per te pare banoret e permbytur nga dalja e lumit Vjosa.
Sidoqofte me kete veprime te pahijshme po kuptojme se Partia Socialiste eshte nje parti qe shpreh cka ndjen ne shpirt kryetari per vendin e tij. Sepse ne te gjithe boten kur ndodhin katastrofat natyrore partite jane te gatshme dhe secila prej tyre eshte per solidaritet te pakushtezuar. Kurse ne vendin tone solidariteti na kushtezohet nga hapja e kutive. Eumlshte krejt e papranueshme sjellja e opozites ne momentin kur solidariteti me hallexhinjte edhe pse demokrate porse ne rralle te pare jane njerez qytetare te kesaj republike te percare nga ndasite e Pushtetit.
Afermendsh sjellje kesisoj do te gjykohen ne momentin kur qytetare do te lajne hesapet me politiken pra diten kur sovrani vendos me vote se kush e meriton gezimin dhe ndeshkimin.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›