E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori amerikan Dell: Kosova pas stabilitetit, ka nevojë për pjekuri

Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell ka vlerësuar se pas stabilitetit, tashti Kosovës i nevojitet pjekuria. Në një intervistë ambasadori Dell ndër të tjera ka thënë se nuk është mençuri që këtë vit të organizohen zgjedhjet e përgjithshme, ngaqë janë humbur 6 muaj kohë me zgjedhje komunale, dhe ka shumë punë të tjera për tu bërë. Në ditët e para të Pavarësisë, stabiliteti ishte jashtëzakonisht gjë e rëndësishme. Dhe të gjithë druanin nëse e tërë kjo

do të funksiononte si duhej, nëse Kosova do të jetë e qëndrueshme, e sigurt, gjithçka mund të ndodhte ato ditë kështu që nuk mendoj që ishte gjë e gabuar që më tepër është theksuar çështja e stabilitetit. Stabiliteti duhet mbështetur sepse ajo përbën themelet e çfarëdo sistemi demokratik. Tani mendoj që fjala kyçe në politikën për Kosovë është pjekuria. Derisa vendi po moshohet atëherë duhet të ketë edhe pjekuri politike. Duhet të ketë një dinamikë politike. Herët a vonë duhet të ketë zgjedhje dhe në një demokraci aktuale janë dy fjalë kyçe: pjekuria dhe kapaciteti mbi themelet e stabilitetit, u shpreh ai, ku shtoi se qeveria dhe lidershipi kanë merita në stabilitetin e vendit, por që gjithashtu është edhe meritë e partnerëve të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë. Ai po ashtu ka vlerësuar se partitë politike në Kosovë nuk dallojnë shumë nga njëra tjetra, dhe se ky është një rast i mirë për një parti të re. Nëse do më pyesje cili është dallimi mes partive unë do të hiqja të zitë e ullirit për të definuar sepse e kam të vështirë të bëj dallimin mes politikave që ato kanë. Dhe të njëjtin perceptim mendoj e ka edhe popullata e Kosovës dhe sikur ata po presin ndonjë tregues të ri për orientimin në të ardhmen. Unë mendoj që një formacion i ri politik apo ndonjë parti e re e cila do të kuptonte shqetësimet e qytetarëve drejt dhe të definojë agjendën e re për Kosovë si të tillë do të fitonte mbështetjen për orientimin e ri, veçoi Dell. Ndërkaq, lidhur me luftën kundër korrupsionit, ambasadori amerikan ka theksuar se ai ka përcaktuar sundimin e ligjit, si diçka që bazohet në tri komponentë kryesore: kërkesat për zbatim të drejtësisë nga ana e qytetarëve, qasja në drejtësi, duhet të ketë gjykata, duhet të ketë sistem të mirëfilltë të gjyqësorit në të cilin njerëzit kanë besimin se do të trajtohen si duhet dhe tu shërbehet drejtësia, dhe e treta është respektimi i ligjit dhe fakti që lidershipi nuk qëndron përmbi ligjin. Nuk mund ti trajtojmë këto të ndara nga njëra tjetra, ato janë aq ngushtë të lidhura me njëra tjetrën. Por nuk do të ketë sundim të ligjit, përderisa njerëzit nuk e kërkojnë atë. Nëse e neglizhojnë dhe thonë që duhet lënë sepse kështu bëhen punët në Kosovë, çka me bo? atëherë...korrupsioni është korrupsion dhe ska me toleru!, shtoi ai, ku shtoi se qytetarët votojnë personat të cilëve u besojnë. Dell nuk pranon arsyetimin e qeveritarëve kosovarë, kur thonë se është në fakt mandati i EULEX, që të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar. Sipas tij, EULEX ka rolin e vet të këshillë-dhënies dhe monitorimit, ku shtoi se drejtësia duhet të burojë nga vet shoqëria dhe nuk duhet të jetë një dhuratë që e sjellin të huajt! Duke u ndaluar tek investimet pas pavarësisë, ambasadori amerikan veçoi disa gjëra të cilat sipas tij tërheqin investitorët. Nëse investitorët nuk kanë besim, nëse nuk ka sundim të ligjit, nëse ata nuk shohin që e nesërmja çme ndërrimin e qeverive] do të ketë të njëjtat rregulla të lojës, si ato sot, ata sigurisht që nuk do ti sjellin paratë e tyre në Kosovë. Këtu ka mungesë të energjisë elektrike dhe sistemi jocilësor i arsimimit nënkupton që fuqia punëtore nuk i përmbushë standardet që kanë vendet tjera. Kosova ka sfida të mëdha për ti përmirësuar të gjitha këto. Prandaj sundimi i ligjit, arsimimi, infrastruktura elementare siç janë energjia elektrike, rrugët, etj këto janë parakushtet për të tërhequr investime të huaja, vlerësoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›