Ndërron jetë muzikologu Xhihani

Përgjegjësi i sektorit të muzikës, përfaqësues i qarkut të Tiranës Xhihan Xhihani, ka ndëruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëml, në mjediset e spitalin civil rajonal “Omer Nishani” të Gjirokastrës, për shkak të problemeve shëndetësore. Muzikologu Xhihan Xhihani një vit më parë ishte përzgjedhur me vendim të institucionit të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportve, si komisioner në përgatitjen e Festivalit Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2009. Gjatë kësaj periudhe ai sëbashku me 20 specialistë të tjerë të fushave të ndryshme kanë përgjedhur në çdo qark repertorin më të pasur folklorik, sipas kritereve të paracaktuar. Komiteti organizativ i Festivalit dhe të gjithë pjesëmarrësit i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit Xhihani.
...