Ambasadori amerikan filloi punën në Birmani

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Birmani ka njoftuar se ambasadori i parë amerikan në 22 vitet e fundit, ka arritur në këtë vend.
Sipas njoftimit, ambasadori Dereck Mitchel, ka zbarkuar në qytetin Jangon dhe parashihet që t’i paraqes letrat kredenciale te presidenti Thein Sein.
Më parë, Mitchel kishte shërbyer si i dërguar special i presidentit Barack Obama për Birmaninë.