E Diel, 1 Nëntor 2026

8 milionë euro në vit për Huntelaarin

Schalke i ka ofruar sulmuesit Klaas-Jan Huntelaar kontratë të re trevjeçare në përpjekje për të vazhduar qëndrimin e tij në klub, ka njoftuar e përditshmja gjermane Bild.

Huntelaar ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij me Schalken dhe ende nuk ka shprehur gatishmëri për ta vazhduar atë. Mirëpo, drejtori sportiv Horst Heldt ka konfirmuar se palët do të diskutojnë pas rikthimit të futbollistit në përgatitje për sezonin e ri.

“Kemi caktuar një takim për të biseduar”, deklaroi ai. Sipas Bildit, Schalke është e gatshme të paguajë Huntelaarin plot 8 milionë euro në vit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›