Schalke tërhiqet nga Van der Vaarti

Presidenti i Schalkes, Clemens Tonnies ka bërë të ditur se klubi është tërhequr nga interesimi për mesfushorin e Tottenhamit, Rafael va nder Vaart, duke shtuar mundësinë e rikthimit të tij në Hamburg.
Holandezi, 29 vjeç mund të largohet nga Tottenhami këtë verë nëse nuk zë vend në planet e menaxherit të ri Andre Villas-Boas dhe Schalke kishte shprehur interesim për transferimin e tij. Por, Tonnies ka njoftuar se çdo gjë ka marrë fund rreth kësaj çështjeje.
“Nëse do ta kishim kërkuar me ngul, ai do të kishte qenë këtu. Kjo tema kë marrë fund”, tha ai. Por, Hamburg vazhdon të jetë i interesuar për rikthimin e Van der Vaartit.