E Shtunë, 31 Tetor 2026

Popullata e Tokës mbi shtatë miliardë njerëz

Numri i popullatës në Tokës ka arritur 7.057.608.000 persona, deklaroi zëdhënësja e Fondit gjerman për popullatë botërore, Ute Shalmajster.

"Shtytës i rritjes së popullatës së planetit janë vendet në zhvillim", theksoi Shalmajster.

Në Afrikë numri i popullatës në shekullin 21 do të rritet deri në 3,5 miliardë njerëz. Rritje më të madhe të numrit të banorëve të Kontinentit të vjetër pritet në rajonet në jug të Saharës, ku çdo grua në mesatare lind nga pesë fëmijë.

Zëdhënësja e Fondit e theksoi ashpërsimin e problemeve, të cilat janë të ndërlidhura me rritjen e popullatës.

"Edhe pse një numër i madh i vendeve afrikane arrin sukses në luftën me urinë, përqindja e të uriturve në vendet në zhvillim mbetet 16 për qind. Qeveritë e këtyre vendeve nuk mund ta ushqejnë popullatën", theksoi Shalmajster.

Problem paraqet edhe mungesa e ujit, që tani më paraqet shkak për numër të madh të konflikteve dhe luftërave. Brenda një viti popullata e Tokës rritet për rreth 80 milionë persona. Sot është Dita botërore e popullatës, i cili është shpallur nga KB-ja në vitin 1989.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›