E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori belg, Mishelsen: Zgjidhja e ngërçit, në të mirë të Shqipërisë, KE do japë opinionin për integrimin

Presidenca e radhës e Bashkimit Evropian, Belgjika, ka kërkuar konsensus dy palësh mes mazhorancës dhe opozitës, për t’i dhënë fund situatës së mos marrëveshjeve. Ambasadori belg, Marc Mishelsen tha sot se “mazhoranca dhe opozita duhet të punojnë së bashku për të gjetur zgjidhjen e ngërcit politik përpara se KE të japë opinionin për Shqipërinë”. Ambasadori belg mbërriti sot në Tiranë për t’i përcjellë zyrtarëve më të lartë të shtetit dhe të politikës, 5 prioritetet e presidencës belge për Bashkimin Europian, një ndër të cilët dhe zgjerimi i Bashkimit Europian, sipas traktatit të Lisbonës për të cilën ambasadori belg tha se “Ballkani Perëndimor ka të ardhme të qartë në BE”. Prioritetet e tjera janë dimensioni ekonomik, dimensioni social,Ekologjia, Drejtësia e cështjet e brendshme të familjes europiane. Duke u ndalur në Shqipëri, ambasadori belg tha se ishte takuar me presidentin e vendit Bamir Topi, kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli e me kryeministrin Sali Berisha, të cilëve u kishte shprehur shqetësimin e Brukselit. “Kam dhënë mesazhin se në mënyrë që të ketë ecje përpara na duhen sinjale pozitive. Kemi shprehur shqetësimin tonë për situatën politike në Shqipëri, ngërcin politik i cili ka nevojë për dialog. Si dhe mos zgjidhjen e cështjeve që kanë mbetur në lidhje me zgjedhjet e vitit të shkuar. Në Nëntor KE do të japë një opinion për Shqipërinë”- deklaroi para mediave sot në mesditë ambasadori Mishelsen. Përballë gazetarëve i shoqëruar bashkë me ambasadorin e KE-së Helmut Lohan dhe ambasadorin spanjoll, Montobio, i deleguari i Brukselit bëri apel që kjo zgjidhje duhet të vijë para nëntorit, kur KE të ketë marrë opinionin për Shqipërinë. “I bëj thirrje politikanëve që kam takuar të shikojnë këto çështje në mënyrë transparente dhe kushtetuese. Të punojnë së bashku si mazhoranca dhe opozita për të gjetur një zgjidhje nga kjo situatë. Kanë mbetur edhe disa muaj dhe shpresa jonë si përfaqësues të presidencës së BE se, eshte do të ketë sinjale pozitive”- u shpreh më tej ai. Ambasadori belg vuri në dukje gjtihashtu se “Shpresoj që rezoluta të lexohet në mënyrë të kujdesshme nga udhëheqësit politk dhe partitë dhe kjo rezolutë të përdoret si baza për të ecur përpara”- vazhdoi më tej ambasadori belg. Lidhur me liberalizimin e vizave, Marc Mishelsen tha se procesi ishte “teknik dhe jo politik” dhe vetëm pasi vendi të përmbushë “tre kushtet” e vendosura nga KE për Tiranën do të shikohet sesi do ecet papara”. “Mbeten tre kushtet që ka vendosur KE që duhen të përmbushen. Do të ketë një grup ekspertësh që do vijnë në Tiranë dhe do të vërtetojnë sa është arritur. Në bazë të kësaj do shikojmë si do ecim përpara. Nëse do ketë sinjal pozitiv kjo çështje do shkojë në një nivel tjetër pozitiv”- u shpreh ndër të tjera ambasadori i Belgjikës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›