Komisioni i ligjeve, mazhoranca rrëzon kandidatin për Gjykatën e Lartë, Vexhi Muçmata

Shumica parlamentare kërkoi sot në komisionin e ligjeve rrëzimin e kandidatit për Gjykatën e Lartë, Vexhi Muçmata. Propozimi u bë nga deputeti demokrat, Viktor Gumi, gjatë shqyrtimit të relacionit për kandidatin në fjalë. Deputeti Gumi ka deklaruar se Muçmata është i pabesueshëm për t’u bërë anëtar i Gjykatës së Lartë. Kjo rrjedh nga fakti se Muçmata gjatë seancës javën që kaloi i pyetur nga deputetët e PD-së deklaroi se kishte qënë anëtar i Partisë së Punës dhe se nuk mbante mend të kishte marrë ndonjë vendim për arsye politike para viteve 1990. Qëndrim ky i dyshimtë dhe që hidhte dritë mbi veprimtarinë e tij në të shkuarën. Pas rrëzimit të Sokol çomos një javë më parë, Muçmata është kandidati i dytë që rrëzohet në sajë të kritereve të Kuvendit.
...