Ambasadori danez, Jensen: Integrimi i Shqipërisë varet nga rezultatet në Parlament
Nga qyteti i Korçës, Ambasadori danez në Tiranë, Karsten Ankjaer Jensen ka folur për situatën politike në vend, duke bërë theksuar se “në parlament duhet të arrihen rezultate konkrete, pasi progresi drejt integrimit duhet të bëhet me vepra dhe jo me fjalë”. Diplomati danez ka vënë theksin te plotësimi i 12 kushteve të Brukselit, duke theksuar se përmbushja e rekomandimeve me seriozitet, i çel dritën jeshile statusit të vendit kandidat si dhe negociatave për anëtarësim.
“Duhen veprime konkrete për vlerësim pozitiv, duhet të të përmbushet reforma zgjedhore. Futja e opozitës në parlament është shenjë pozitive. Por në parlament duhet të merren vendime, në parlament duhet të arrihen rezultate konkrete. Progresi drejt integrimit bëhet me vepra dhe jo me fjalë”- është shprehur ambasadori danez Karsten Ankjaer Jensen gjatë vizitës së tij në qytetin e Korçës.