Itali, ankth për rrëzimin e një sateliti
ITALI- Një satelit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i cili nuk funksionon më prej disa kohësh, pritet të rrëzohet të premten në tokë. Ajo që ka shkaktuar shqetësim është se copëzat e tij mund të rrëzohen në territorin Italian, bëri të ditur NASA.
Sateliti 60 vjecar, që peshon 6 ton pritet të bjerë në tokë të premten, duke rritur shqetësimin për ndonjë incident gjatë rënies megjithatë NASA ka raportuar se pjesët më të mëdha të satelitit do të digjen nga shpejtësia e rënies shkaktuar nga forca e gravitetit, sapo të depërtojë në atmosferën e tokës.
Për të analizuar këto skenarë dhe për të diskutuar ndonjë ndërhyrje të mundshme që do të përfshinte sistemin e mbrojtjes civile, shefi i departamentit hapsinor italian, Franco Gabrielli, thotë për "Corriere Della Sera", se ka kërkuar një mbledhje urgjente me komitetin operativ të Agjencisë Hapsinore italiane.
(m.a/News24/BalkanWeb)