E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, 3 në pranga, u kapën me 32 kg hashash

TIRANË- 32 kg lëndë narkotike e dyshuar hashash dhe 3 persona të arrestuar është bilanci i një operacioni blic të policisë, zhvilluar në orët e pasdites në perfieri të Tiranës.

Hetimi disa javor ka konkluduar sot me një kontroll të imtësishëm në hotelin Ekskluziv në zonën e Sanatoriumit. Blutë e komisariatit numër 1 dhe efektivë të drejtorisë së policisë Tiranë kanë mundur të gjejnë lëndën narkotike të fshehur në bagazhin e një makine që ndodhej në garazhin e hotelit.

Gjithashtu është bërë arrestimi i 3 personave, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur. Ndërkaq vazhdon puna për të zbuluar destinacionin që kishte lënda narkotike si dhe bashkëpunëtorët e tjerë të mundshëm të përfshirë në trafik.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›