Refik Halili: Do shpetoj futbollin, do kthej njerezit ne stadiume
Rruga e jetës i ka sjellë një rast të paparashikuar. Por që kur se ju fut rrugës së sponsorizimit të Sport Klub “Tiranës” vetëm për pasion, e vendosi që nuk do të ndahej më nga sporti. Tashmë synimi është rritur më tej. Kreu i Federatës, do t’i jepte mundësinë të menaxhonte siç duhet atë, kjo mbështetur edhe në suksesin që ai pati si sponsor e më vonë President i Tiranës. Refi Halili në këtë intervistë për “Bulevard VIP”, tregon rrugën e tij si biznesmen deri tek futbolli
dhe ëndrra e tij e re.
Para se të nisnit biznesin, si ka qenë jeta juaj?
Unë e kam nisur rrugën e biznesit që në vitin 1987 kur isha në moshë shumë të re. Kishte fi lluar lëvizja e gjërave me vlerë që dorëzoheshin në bankën e shtetit shqiptar, në këmbim të çeqeve, të cilat ne i çonim tek dyqani i parë i shkëmbimit të valutës që u hap në atë kohë tek kafe ‘Evropa’. Atëherë nisën të shiteshin gjëra të rralla, që ne nuk i kishim parë që kur kishim lindur. Dhe kështu, me vullnet, nisa rrugën e vështirë të biznesit që pa ardhur demokracia.
Gjithashtu kam punuar në Artistike “Migjeni” (edhe këndoja madje). Kam qenë në zanatin tim dhe kam punuar si elektricist. Punova aty deri në hapjen e ambasadave, ku dhe emigrova jashtë vendit.
Do me thënë, latë biznesin?
Jo, jo, kur shkova në Greqi, sërish mendoja për të vazhduar biznesin, e madje mendoja se do t’i gjeja paratë sheshit, por pashë që nuk ishte kështu. Edhe aty, vetëm me punë mund të arrije diçka. Duke qenë në kontakt me familjen, ata më sugjeruan të kthehesha, këtu kishte etje për shumë punë, si vend i varfër që ishte. Nisa fi llimisht si tregtar këpucësh e më pas me pajisje elektronike. E nga biznesi me Greqinë, vazhdova më tej me Sirinë e mandej kalova në Kinë e pas disa kohësh tregti intensive, bleva në Shqipëri fabrikën e parë që duhet ta administroja vetë, një fabrikë përpunimi të materialeve inerte. Këtë fabrikë, e bleva në ankand, ndër të parat ankande që bëheshin nga Agjencia Kombëtare e Privatizimit. Kuptova thjesht në ato vite të para, se vendi ynë kishte nevojë të ndërtohej, ndërtimi mund të sillte zhvillimin. Ndaj vendosa menjëherë përsosmërinë e këtij impianti që nuk kishte të bënte thjesht me prodhimin, por edhe menaxhimin. Dalëngadalë fillova të menaxhoj biznesin tim, duke parë nga afër që atëherë se, të menaxhoje, nuk ishte e thjeshtë, por që të kishe dhe aftësinë e menaxhimit dhe idetë e reja, kjo ishte e suksesshme. Pas këtij suksesi të parë, kalova direkt në biznesin e ndërtimit.
Dhe pastaj, nga biznesmen, si ju lindi ideja për t'u bërë sponsor i një klubi futbolli, dhe pse te klubi i Tiranës?
Kur u futa në fushën e sponsorizimit të futbollit, u thirra nga njerëz të sportit. Në atë kohë, ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës zoti Edi Rama dhe shefi i klubit të Tiranës, Shkëlqim Muça, të cilët më thanë se "Tirana" kishte nevoj për sponsor. Unë sigurisht, si tirans i vjetër, nuk mund të mos i përgjigjesha kësaj thirrje, madje dhe në familjen time, të gjithë ishim tifozë të "Tiranës". Lidhje me njerëzit dhe botën e sportit kisha shumë. Dhe pas asaj bisede, kam vendosur të sponsorizoj për ekipin e futbollit të "Tiranës". Nisa sponsorizimin në vitet 2003-2004 dhe që atëherë nuk e kam ndërprerë kurrë për 6 vjet me rradhë.
"Tirana" ka fituar tre herë titullin kampion gjatë kohës që ju e keni sponsorizuar, cili është më i bukuri?
I hyra sponsorizmit me pasion dhe me dëshirën për të ndihmuar, që e kam në shpirt. Gjatë periudhës që kam sponsorizuar kam qenë shumë i apasionuar. Mendoj se bashkë me kolegët e mi donatorë, kemi bërë diçka për "Tiranën" dhe bashkë me zonjën Ngjela, bashkëpunim që vazhdon dhe sot, kemi marrë 3 tituj kampion në 6 vjet, por jo vetëm këto. Kemi marrë një kupë Republike, disa kupa të ndryshme, e superkupa. Kështu gjatë këtyre 6 viteve, klubi i "Tiranës" arriti të marrë 4 kupa që ishin superkupa, Kampionati, Kupa e Milanit (që ishte edhe një organizim i përsosur dhe i gjithë njerëzve që mua më rrethonin, pasi bëra të mundur që bashkë me babanë e Rezart Taçit falë bujarisë së tij, arritëm që tifozeria jonë të merrte me gjysmë çmimi biletën). Kjo ishte e para, ndërsa tjetra që kuptova qartë kishte të bënte me menaxhimin: pra, nuk dija të menaxhoja vetëm biznesin tim, por suksesshëm edhe në futboll. Një ndër ndeshjet më të bukura, ka qenë ajo me ekipin e Vllaznisë, një ekip mjaft i mirë (dhe uroj të vazhdojë kështu Vllaznia). Gjatë asaj ndeshjeje, për herë të parë, arritëm të mbushnim stadiumin gati 90 për qind, gjë që nuk kishte ndodhur për gati 20 vjet në historinë e futbollit shqiptar gjatë viteve të tranzicionit. Në kampionatin shqiptar, kjo edhe falë menaxhimit që bëmë për tifozerinë e Tiranës, u arrit që të merrnim një pjesë të biletave falas. Por nuk është vetëm kjo. Duhet të kuptoni se gjatë kohës që kam marrë drejtimin e "Tiranës", është bërë nëpërmjet sponsorizimit tim një kompleks sportiv i parametrave evropianë, me tre fusha loje, një investim që deri më sot, nuk është bërë në asnjë klub tjetër në futbollin shqiptar, sigurisht me mbështetjen e bashkisë. Dhe mendojmë që të bëjmë edhe mbjellje pemësh rreth e rrotull për ta bërë atë një kompleks madhështor, ashtu si në gjithë ekipet në Evropë.
Keni ndonjë peng nga kjo periudhë që jeni futur në botën e futbollit?
I vetmi peng është që gjatë kësaj kohe Tirana nuk arriti që të kalojë turin e dytë për të vazhduar më tutje në Champions League. Dhe nëse nesër do të votohem për Presidencën e Federatës, pengu im i dytë sërish do të jetë "Tirana", fakti që ky klub, ashtu sikurse edhe të tjerët, kanë nevojë të privatizohen, në mënyrë që futbolli të ecë përpara, të ketë më shumë investime, dhe të mos mbetet peng i pazareve të ngushta të njerëzve që e kanë shtënë në dorë, nga Federata. Unë tani, e njoh shumë mirë futbollin. Dua t'ju them një detaj: në 6 vjet, si sponsor dhe si president i "Tiranës", e kam ndjekur ekipin në të gjitha ndeshjet, qofshin përballjet edhe me ekipe të kategorisë së parë dhe në ato miqësore.
Por kur keni kaq pengje zoti Halili, pse vendosët të kandidoni për Presidencën?
Sepse sikurse unë, ka shumë të tjerë që do të dëshironin të "shpëtonin" futbollin shqiptar, për të parë lojë të ndershme, për të mbushur sërish stadiumet, për të pasur më shumë mbështetje dhe bashkëpunim mes botës së futbollit dhe botës së biznesit, për të shtuar fushat e reja sportive...pra janë kaq shumë gjëra, një platformë e detajuar e cila do të paraqitet edhe në Asamble kur të bëhen zgjedhjet për Presidentin e për të arritur atë që tashmë ka nevojë bota e futbollit: privatizimin e klubeve. Nëse unë do të jem nesër Presidenti i Federatës, do të luftoj në të gjitha këto drejtime për të arritur atë që të gjithë duam, një futboll cilësor dhe larg mafies që e ka pllakosur me shitje blerje ndeshjesh.
Pse nisi acarimi i marëdhënieve tuaja me presidentin e Federatës Armando Duka? Ishte ideja për të kandiduar si president Federate shkaku i kësaj?
Sikurse unë, por edhe shumë miq të futbollit e shohin sot, kjo Federatë, brenda së cilës duhet të kuptohemi ka shumë njerëz të nderuar dhe që e duan futbollin, është mbërthyer nga kthetra të fuqishme kontrolli, që nuk lejojnë të shikohet brenda saj asgjë. Ja psh për kontrollin e financave të Federatës: ishte një aksion që dështoi edhe vetë shteti.
Gjatë këtyre viteve, kjo Federatë ka dështuar në krijimin e terreneve të reja sportive, por edhe për të sjellë tifozerinë brenda tyre, duke lejuar arbitrime të pandershme, mungesë masash të cilat kanë çuar më pas sikurse ne vetë e kemi parë edhe me ngjarjet e javëve të fundit, në degjenerim në dhunë të futbollit shqiptar. Dhe e gjithë kjo ka të bëjë me rolin menaxherial të Federatës, e cila, është për të ardhur keq, deri tani ka dështuar.
Nëse unë do votohem në drejtimin e Federatës, pikë së pari, do të rregullojmë statutin, i cili është një statut i deformuar. Një statut që ka mjaft shkelje të cilat do të bëhen publike gjatë këtyre javëve. Në mbledhjen e parë të Asamblesë, kjo do të jetë pika e parë e rendit të ditës, vendosja me konsensus e me votim të rregullave se si do të funksionojë futbolli shqiptar. Sepse, nuk kam ndërmend të drejtoj i vetëm, pa mendimin e vyer të specialistëve të futbollit, sepse këta të fundit mund ti japin më të mirën këtij sporti. Jam i bindur që ndryshimi do të bëhet shumë shpejt dhe me rrënjë.
Për sa i përket konfliktit...?
Ky konflikt lindi kur unë nuk pranova të bija brenda kthetrave të Federatës për t'i dhënë të drejtën televizive me një kontratë 3 vjeçare + 3, Federatës Shqiptare. Dhe më pas do të ishte Federata që të bënte shitjen e kësaj të drejte televizive. Ky është një konflikt i hapur interesi sepse kreu aktual i Federatës këtë të drejtë televizive, donte tia shiste vetes, gjë që në fakt e ka bërë me klubet e tjera, por jo me "Tiranën".
Të gjithë njerëzit e botës së sportit e kanë kuptuar këtë, ndaj them se kjo ishte e fundit shkelje që u bë në Federatë, e ku pas 9 marsit nuk do të ketë më të tilla shkelje.
Do bashkëpunoni me kandidatin tjetër, Rudi Vatën, për të larguar Dukën?
Rudi Vata është një ish- futbollist i shkëlqyer, një njeri i cili ka kontribute të padiskutueshme në futbollin shqiptar, (flas nga ana sportive) dhe është një njeri që ndjek të gjitha ndeshjet e klubeve tona nga afër. Unë jam i hapur për çdo lloj bashkëpunimi për të arritur në më të mirën e futbollit në vend.
Shihni parregullsi në procesin, le të themi parazgjedhor për kreun e Federatës?
Po ja, një ndër parregullsitë e para të këtij procesi, ka të bëjë me shpalljen e listës së personave që do të votojnë për presidentin e ri dhe për komitetin ekzekutiv. Ka shumë vonesa në marrjen e mendimeve në UEFA për disa çështje që Federata duhet t'i kishte zgjidhur shumë kohë më parë, dhe një ndër këto shqetësime ka të bëjë me propozimet e klubeve për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv. Kur në federatë kanë mbërritur këto propozime në bazë të statutit e rregullores, zyrtarët e këtij institucioni thonë se duhet të pyesin UEFA-n: kjo në rastin më të mirë është një zvarritje e procesit, në rastin më të keq, është dashakeqësi. Dhe rasti konkret psh, është me kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, të cilin e dëgjova nëpërmjet një televizioni: e ka propozuar klubi i Elbasanit për të qenë anëtar komiteti, ndërkohë që ka të drejtë vote në si anëtar i Federatës Shqiptare. Dëgjova se federata thotë ka konflikt interesi për shkak të funksionit. Por në fakt, në bazë të statutit, të propozuarit, i lind e drejta për të qenë anëtar. Federata thotë ne do të pyesim UEFA-ën...E pra, me emrin e UEFA-s, po abuzohet shumë, sidomos kohët e fundit. Ky është një rast, të tjerat, që të mos lodh lexuesit tuaj, do t'i denoncojmë ditë pas dite.
Pra pas kësaj ekspozeje që bëtë, doni të thoni se e keni të sigurt fitoren?
Shikoni, gara është garë, dhe ne do të jemi të gjithë aty në Asamble, për të dhënë platformat tona konkrete. Mua nuk më vjen keq në fakt që Asambleja po zhvillohet sikurse keni dëgjuar në qytetin e Durrësit, që është edhe vendbanimi i kreut aktual të Federatës, edhe pse kjo mund të konsiderohet shkelje, sepse të gjitha Asambletë zhvillohen në vendin ku është selia. Megjithatë, kjo do të mbetet për t'u parë në ditët në vijim. Ajo që unë garantoj është se, e para: nuk do të lejoj manipulimin edhe këtë herë, të këtij procesi kaq të rëndësishëm, dhe e dyta, jam i sigurt në fitoren e Presidencës, sepse jam po aq i sigurt se çdo klub, çdo anëtar i Asamblesë, duan futbollin e ndershëm.
(d.b/BalkanWeb)