E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ambasadori gjerman: Të zgjatet mandati i organeve të Vettingut në Shqipëri

Ambasadori gjerman në Tiranë Peter Zingraf propozon zgjatjen e afatit të organeve të “Vettingut” në Shqipëri. Në një deklaratë të publikuar nga ambasada, kryediplomati gjerman shprehet se procesi i reformave në sektorin e drejtësisë është vendimtar për aspiratat e Shqipërisë lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Procesi i reformave në sektorin e drejtësisë është vendimtar për aspiratat e Shqipërisë lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Verifikimi i gjykatësve dhe prokurorëve është një element kyç në këtë kontekst. Ndaj për vendin është shumë e rëndësishme që mandati i institucioneve të pavarura dhe përgjegjëse të vetingut, i cili përfundon në qershor, të zgjatet, në mënyrë që procesi i verifikimit të përmbyllet sa më shpejt. Qeveria dhe opozita kanë përgjegjësinë e përbashkët për të rritur sundimin e ligjit duke u mundësuar kështu qytetareve dhe qytetarëve shqiptarë të ecin më tej në rrugën drejt Bashkimit Evropian.“- thotë ambasadori gjerman në Tiranë Peter Zingraf.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›