E Enjte, 5 Nëntor 2026

Përfaqësuesit e komisionit hetimor parlamentar mbërrijnë në Inceneratorin e Fierit

Përfaqësuesit e Komisionit Hetimor për Inceneratorët kanë nisur punën në terren. Ata kanë mbërritur në Inceneratorin e Fierit për të inspektuar. Nga opozita për të inspektuar është caktuar nënkryetarja e komisionit Dhurata Çupi, si dhe anëtari Lefter Gështja. 

Jorida Tabaku, kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, tha se mazhoranca po justifikon vjedhjen e saj për inceneratorin e Fierit.

“Të vjedhësh me procedurë nuk është justifikim, të vjedhësh se po digjeshin plehrat në Fier nuk është argument. Po flasim për 3 kriminelë që janë në hetim ndërkombëtar, dhe këtë duhet të mbajnë mend të gjithë kur flasim më inceneratorin e Fierit”, tha Tabaku. 

Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, i është përgjigjur deklaratave të demokrates Tabaku për inceneratorin e Fierit. Sipas Felajt, gjithçka ka qenë ligjore dhe çdo shkresë apo hap, tregon domosdoshmërinë e ndërtimit të këtij impianti. Felaj thotë se strategjia kombëtare për trajtimin e mbetjeve është zhvilluar në një moment të rëndësishëm për vendin, sepse qeveria kuptoi që edhe çështja e integrimit lidhet me çështjet mjedisore, ndaj u përpoq që ta bënte çështje prioritare.

“Baza ligjore me të cilën ka funskionuar kjo marrëdhën ie koncesionare eshte bere mbi një sërë ligjesh dhe vendimesh të Këshillit të Ministrave. Ligji e parashikon qartësisht se menaxhimi i mbetjeve i delegohet Ministrisë së Mjedisit. Strategjia Kombëtare për trajtimin e mbetjeve mbulon periudhën 2010-2025. Është në një moment të rëndësishëm për vendin, pasi Qeveria shqiptare kuptoi në fakt se integrimi ishte i lidhur edhe me çështjet mjedisore. Puna për ndërtimin e koncesionit për Inceneratorin e Fierit ka nisur rreth vitit 2015. Ka pasur një propozim të pakërkuar nga operator privat dhe ka vijuar për gati një vit. Data e lidhjes së kontratës është 24.10.2016 dhe data e dhënies së lejes së ndërtimit është në janar 2017, ndërkohë që kërkesa ishte bërë në 2015-n. Pra ka pasur një procedurë të gjatë”, tha Felaj. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›