E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori i Iranit ankohet për strehimin e muxhahedinëve. Berisha: Ishte thjesht akt humanitar

muxhahedinetKryeministri në largim, Sali Berisha, priti në një takim ambasadorin e ri të Iranit në Shqipëri, A. Majid Mozafari, që iu ankua kryeministrit, duke thënë se nuk do donte që Shqipëria të bëhej strehë e muxhahedinëve iranianë.

Berisha i tha se ky ishte një veprim thjesht humanitar.

Nga territori i Shqipërisë nuk do të mundet të ndërmerret qoftë edhe një veprim në drejtim të Iranit nga askush dhe së dyti, cilido prej të strehuarve, që do të ketë garancinë e plotë të autoriteteve iraniane dhe dëshiron të kthehet në vendin e tij, nuk do të ketë asnjë pengesë nga autoritetet shqiptare, tha Berisha.

Ne jemi të përkushtuar tu krijojmë atyre të gjitha kushtet për një jetë të lirë dhe të mirë në këtë vend, ndërsa ritheksoi se ky akt nuk ka të bëjë më asgjë tjetër veç qëllimit humanitar./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›