Pacolli: Së shpejti njohje të reja
Prishtinë - Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli në një intervistë për agjencinë INA ka deklaruar se Ishujt Maldive shumë shpejt do të njohin pavarësinë e Kosovës. Në këtë intervistë Pacolli, i cili mori pjesë në inaugurimin e presidentit të ri amerikan, Barack Obama – ka bërë të ditur se është takuar me ministrin e Jashtëm të Ishujve Maldive, i cili më 23 janar do të takojë të ngarkuarin me punë të Kosovës në Washington, ndërsa sipas liderit të AKR-së, “në agjendë është njohja e Republikës së Kosovës”.
Pacolli po ashtu ka bërë të ditur se në Washington ka takuar diplomatë të Katarit, Namibisë, Angolës dhe disa shteteve tjera – ndërsa ka shpejtuar se ka aranzhuar një vizitë në Katar ku do të kërkohet që ky shtet të prijë për lobime të tjera. Javën e fundit të marsit, Pacolli ka bërë të ditur se do të takohet me presidentin e Angolës dhe po ashtu rruga do të vazhdojë me Namibinë kur pret “konfirmimin e këtij shteti që ta pranojë delegacionin e Kosovës për njohje.