E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Jo negociata për statusin e serbëve

Prishtinë -Kryeministri kosovar Hashim Thaçi në një intervistë për agjencinë DPA, ka theksuar se Prishtinë nuk do të zhvillojë negociata me Beogradin për statusin e serbëve të Kosovës. Thaçi ka shprehur shqetësim për strukturat paralele, të cilat mbështeten nga Beogradi dhe ka tërhequr vërejtjen se autoriteti për doganat, policinë dhe drejtësinë duhet t'i kaloj misionit EULEX të BE-së. "Grupet paramilitare ilegale duhet të zhbëhen", tha kryeministri Thaçi, duke theksuar se "Beogradi përfundimisht duhet t'i ndalë sulmet kundër neve duke i shfrytëzuar serbët në veri të Kosovës".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›