E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët e Mitrovicës protesta në Prishtinë

Prishtinë - Qindra shqiptarë nga Mitrovica kanë protestuar sot në Prishtinë, për të kërkuar mbrojtjen e jetës dhe pasurisë nga sulmet e përditshme të grupeve kriminale të organizuara nga Serbia. Protestuesit kërkuan kthimin e të dëbuarve nga veriu, ndalimin e strukturave paralele serbe dhe që për sigurinë të kujdeset edhe njësia speciale e Policisë së Kosovës.

“Kthim të banorëve në veri”, “Ndaloni strukturat paralele kriminale”, “Njësia speciale në veri nëse doni qetësi”, “Duam siguri”, ishin disa nga parullat e shqiptarëve të pjesës veriore të Kosovës. Në veriun e Mitrovicës kanë ndodhur incidente të shumta të ndryshme, përfshirë shpërthimet, djegiet e dyqaneve e dëmtimin e makinave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›