E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori i OSBE, Robert Bosch i apelon opozitës të rikthehet në parlament

"Është koha që dialogu politik të zhvillohet në sallën e kuvendit"

Kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Robert Bosch i bëri edhe njëherë thirrje sot opozitës shqiptare që të gjejë veten dhe të rikthehet në sallën e kuvendit.
Apeli i përfaqësuesit të OSBE-së në vendin tonë, vjen në një kohë kur kryesocialisti Edi Rama jo vetëm që nuk heq dorë nga metodika e ultimatumeve, por edhe paralajmëron për mos thyerje të bojkotit.
Kësisoj, të dërguarit ndërkombëtarë në Tiranw, shohin të udhës ti përsërisin thirrjet opozitës destruktive, për vendosjen e dialogut parlamentar.
“Është koha që politika të ketë një dialog të qendrueshëm. Opozita duhet të kthehet në Kuvend, pasi aty mund të bëhet politikë”, theksoi Bosch.
Deklaratat e tij, përfaqësuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Tiranë, u bënë në një kohë kur Edvini po sfumohet për të ndërmarrë një tjetër hap të çmendurisë së tij politike, pas skadimimit të afatit për hapjen e kutive. Ndërkombëtarët apelojnë zyrtarisht për qetësimin e situatës politike dhe njëherazi i përcjellin mesazhin opozitës së destabilizuar nga interesat e Ramës dhe të klanit të tij mafioz, për rikthim në parlament.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›