E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, Fillon vaksinimi i popullsisë

SHKUP – Sot në mbarë Maqedoninë do të filojë vaksinimi i popullatës kundër grupit të ri të virusit, A (H1N1). Përparësi do të kenë grupet e rrezikuara siç janë gratë shtatzënë (me mbi tre muaj të shtatzanisë), fëmijët me sëmundje kronike mbi gjashtë muaj dhe persona të rritur me sëmundje kronike (me vërtetim të siguruar paraprakisht nga mjeku amë se bëhet fjalë për sëmundje kronike).

Fillimin e vaksinimit simbolikisht do ta shënojë Ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani, i cili do të imunizohet në Entin e qytetit për mbrojtje shëndetësore.

Vaksinimi kundër gripit të ri është falas dhe do të kryhet në qendrat për shëndetësi publike në vend, çdo ditë nga ora 08:00 deri në orën 20:00 për persona të rritur, si dhe në ambulacna për fëmijët nga 6 muaj deri në moshën 18 vjeçare.

Në Maqedoni dje kanë arritur 20.000 vaksina shtesë kundër gripit të ri, prodhim i "Bakster". Pesë mijë vaksinat e para kundër gripit të ri nga prodhuesi "Novartis" kanë arritur në Maqedoni si donacion nga Turqia, kurse më 21 nëntor filloi vaksinimi kundër gripit të ri për mjekët dhe infermierët në vend.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se vaksinat të cilat përdoren në Maqedoni janë nga prodhues me botërore të kompanive farmaceutike dhe të miratuara për përdorim nga ana e Agjencisë për barëra në SHBA dhe BE.
Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmoi se vaksinimi kundër gripit të ri është e siguruar majde edhe për personat me sëmundje kronike, gratë shtatzënë dhe fëmijët e vegjël.
Deri tani në Botë, vaksinën kundër gripit e marrë mbi 80 milionë persona.

(d.b/MIA/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›