Lefter Maliqi: Rama nuk përfaqëson të majtën, lidhjet e tij janë vetëm me krimin e organizuar

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Maliqi reagoi ashpër sot ndaj reprezaljeve dhe tentativave për cënim të rendit Kushtetues që po bën mafia e Tiranës me në krye Edi Ramën. Maliqi u shpreh se Edi Rama nuk ka asnjë lidhje me Partinë Socialiste dhe të majtën në vend, por nuk është e njëjta gjë me krimin e organizuar dhe aferat e pista korruptive të cilat e zhytur në gropë tashmë. Deputeti demokrat, Lefter Maliqi, vuri në dukje se “gjethja e fikut” Edi Ramam, përfaqëson turpin e familjeve shqiptare, shthurjen, divorcin dhe vetminë. Sipas tij, ky kryemafioz duhet të përballet sa më parë me aksionin shtetëror kundër mafias dhe krimit të organizuar.
“Jam këtu për t’iu pergjigjur gjethes së fikut të krimit të organizuar i cili përfaqëson turpin e familjeve shqiptare, shthurjen, divorcin, vetminë. Z. Rama nuk ka asnjë lidhje me të majtën shqiptare, por ka lidhje me deputët e krimit të organizuar të cilët po i mban peng duke filluar që nga ylli polar i tomorrit të Skraparit që s’ka lidhje me politikën, por me kasafortën, lejet e ndërtimit dhe paratë e pista bashkë me zotin Rama, duke vazhduar më të voglin e Beratit, i xhepave të Beratit, i kuqos i dënuar nga shteti italian me 101 vjet duke vazhduar me Daden e Bares, Gjinushin e Bares, Ruçin e trafiqeve të jugut e krimit të organizuar, e hekurit, për të cilët ka dijeni OSBE-ja dhe ambasada amerikane që në vitin 2002 me shkresë. Duke vazhduar tek Shalsi i cili vazhdon të mbrojë gjethen e fikut të Ramës, e më tej në veri të polici në kohën e Partisë Demokratike, deputet i Kukësit i cili në mënyrë të habitshme u gradua drejtues i lartë policie në Gjirokastër, në Fier dhe në Shkoder, që ka dijeni për krimin e organizuar të trafiqeve të ndryshme të Gjirokastrës, Bares në Lushnje e me radhë. Por duhet tu them përveç këtyre edhe akuzave të tjera që ka bërë edhe kryeministri dje. Lejet e ndërtimit që ka dhënë, tokat që ka zaptuar, që ka shkatërruar kryeqytetin e Shqipërisë. Janë këta deputet dhe këta biznesmenë që e mbajnë peng zotin Rama. Dje ka dalë si një njeri anadollak, si një njeri skizofren, si një njeri që e di humbjen e vet, dhe populli thotë po i bëre gropën tjetrit ja ke bërë vetes. U mundua t’i bënte gropën Ilir Metës, Fatos Nanos përfundoi në atë gropë të halesë, siç është vetë dhe s’ka për të dalë më, në atë gropë të halesë me vetëm ca deputetë të krimit të organizuar.
Une që po ju flas vij nga e majta e ndershme me 5 dajallarë socialistë me teserë të Partisë Socialiste, ku mbi 3000 mijë të majtë në Berat kanë votuar Partinë Demokratike, kanë votuar Shqipërinë në NATO, kanë votuar Shqipërinë në Bashkimin Europian. Të mundohet Rama që nuk përfaqëson të majtën, se të majtët janë me ne, sa të dojë por edhe njëherë po i them, atë guxim që u mundua të shfaqte dje, apo edhe tani që mbledh grupin parlamentar apo dhe këta deputetë që i bëjnë presion deputetëve të tjerë të ndershëm, e ka të kotë, Shqipëria po ecën drejt zhvillimit, drejt normalitetit dhe për këtë të jetë i bindur”.