E Diel, 1 Nëntor 2026

Bumçi: 750 milionë euro të fituara në 500 mijë m2 ndërtimi, dëshmia më e mirë e shkeljes së ligjit nga klani i mafies së Edi Ramës

Deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi deklaroi sot gjatë një konference për shtyp se kreu i mafies së ndërtimit në vend, Edi Rama, po përpiqet të fshehë inkriminimin e tij në aferat më të rënda anti ligjore gjatë dekadës së fundit. Bumçi u shpreh se shuma e 750 milionë eurove e siguruar nga klani i ngushtë mafioz në 500 mijë m2 ndërtimi, janë dëshmia më e mirë që faktojnë përgjegjësitë e veçanta të Ramës dhe të çdo pengmarrësi tjetër të Partisë Socialiste.  
Sipas deputetit demokra, detyra emergjente e mazhorancës është të çmontojë m,e forcën e ligjit, pa kushte, këtë mafie të rrezikshme.
Fjala e plotë e deputetit Aldo Bumçi:

Vetëm një orë pasi Kryeministri i vendit paraqiti aferat më të mëdha korruptive të kryera ndonjëherë, afera që kapin shumën rreth 750 million euro sipërfaqe ndërtimi mbi troje publike dhe grabitje të trojeve private nga klani mafioz i ndërtimit në Tiranë, Edi Rama doli para qytetarëve shqiptare ashtu siç ka dalë në plazhet publike të botës dhe ju tha se Kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk ka të bëjë me lejet e ndërtimit.
Se Drejtori i Urbanistikes së Tiranës, Agolli, qenka emëruar nga Partia Demokratike sikundër dhe sekretariati teknik i Bashkisë së Tiranës qenka emëruar nga parti kundërshtare të z. Rama; janë ato që gatuajnë çorbën e korrupsionit të Edi Ramës.
Tu thuash shqiptarëve se unë i firmos lejet por nuk kam lidhje me to është
më mirë tu deklarosh moton e Shvejgut “ç’më duhet mua me xhepin
tim”. Edi Rama po bën rolin e atij që hap kasafortën me dorëza dhe betohet
se nuk e ka hapur me duart e tij. 750 milion euro në 500 mijë metra katrorë sipërfaqe ndërtimi janë deshmia e mafies që kë ndërtuar gjatë viteve të qeverisjes së Bashkisë së Tiranës dhe të cilën kjo mazhorancë do ta ç’montojë me forcën e ligjit.

Lista e pasanikëve, pengmarrësit e Partisë Socialiste:

Artan Dulaku 145 366 metra katrore;
Arjan Valentina Leskaj 61 844 m2;
sadri Abazi 53802 m2;
Fidel Ylli 47384 m2;
Besnik Sula 45 977 m2;
Tom Doshi 29 600 m2;
Koco Kokedhima 24 800 m2;
Nard Ndoka 27 743 m2;
Ilir Mati 21 350m2;

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›