200 dite nga Londer 2012
Në mbledhjen e parë për vitin 2012, kabineti i kryeministrit anglez, Devid Kameron është mbledhur në Fshatin Olimpik në lindje të Londrës, kur duhen edhe 200 ditë nga Ceremonia e Hapjes së Lojërave Olimpike.
Ata kanë diskutuar rreth trashëgimënisë që “Londër 2012” do ti lejë Anglisë dhe mënyrën sesi ky eveniment mund t’i sjellë përfitime ekonomisë së vendit për vitet në vijim.
Mbledhjet e Kabinetit zakonisht zhvillohen në rrugën “Dauning”, por të hënën, mbledhja e nivelit më të lartë politik u mbajt në arenën e re të hendbollit, në Fshatin Olimpik në Stratford.
Olimpiada do të zhvillohet nga 27 korriku deri më 12 gusht, ndërsa Lojërat Paraolimpike nga 29 gushti deri më 9 shtator. Pak kohë më parë, Kameron kishte nënvijëzuar se Lojërat Olimpike do të bëjnë të mundur që “2012-ta të jetë viti kur britanikët të shohin botën dhe bota të shohë Britaninë”.
Të hënën, autoriteti përgjegjës për zhvillimin dhe ndërtimin e impanteve të Olimpiadës, ODA, dorëzoi zyrtarisht Fshatin Olimpik te Komiteti Organizator i “Londër 2012”. Kreu i LOCOG, Seb Koe, deklaroi se kjo nënkuptoi që tashmë mbeten vetëm përgatitjet e fundit që gjithçka të jetë gati.
“Ky është një kurorëzim për të gjithë ato muaj të vështirë pune, për të bërë të mundur që në këto impante aletët të përjetojnë disa prej momenteve më të rëndësishme në karrierën e tyre, tha ai. Këtu do të përjetohen momente të paharrueshme për 4 miliardë shikues në të gjithë botën”.
Fshati Olimpik në Londër do të presë 15 mijë atletë nga e gjithë bota dhe mbi 20 mijë media të akredituara nga 200 shtete.