Ambasadori i OSBE-së, Volfart: Presidenti të zgjidhet si Avokati i Popullit
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Volfart ka deklaruar se Presidenti i Republikës duhet të zgjidhet në të njëjtën mënyrë siç u zgjodh Avokati i Popullit. Volfart, ka vlerësuar procesin transparent dhe konsensusin mazhorancë-opozitë në të cilin u zgjodh Avokati i Popullit.
Këtë deklaratë, Volfart e ka bërë gjatë takimit me Avokatin e Popullit, Igli Totozani.
Votimi me 127 vota i z. Totozani është një fakt inkurajues sepse tregon besimin për vendosjen e të drejtave të njeriut, është shprehur Volfart.
* * *
Avokati i Popullit Igli Totozani ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Danimarkës në Tiranë Karsten Jensen. Takimi mes tyre është zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit që ambasada daneze do të mundësojë mes institucionene homologe të Avokatit të Popullit, për forcimin e kapaciteteve.
Takimi u zhvillua në kuadër të njohjeve me përfaqësitë diplomatike si dhe urave bashkëpunuese. Danimarka, është vendin që mban aktualisht presidencën e radhës të Bashkimit Evropian.
Po sot, Avokati i Popullit pritet të takohet për herë të parë që pas marrjes së detyrës me Kryeministrin e vendit, Sali Berisha.