E Shtunë, 31 Tetor 2026

Naftëtarët, protesë për largimin nga puna

 109 punëtorë të ndërmarrjes së naftës në Gorisht të rrethit të Vlorës kanë bllokuar  aksin rrugor që lidh Vlorën me Tepelenën. Për këtë protestë, 109 punonjësit kanë marrë dhe leje nga policia e Vlorës për tre orë që do të bllokonin këtë aks rrugor. Punonjësit e kësaj ndërmarrjeje në datën 20 dhjetor kanë marrë secili nga një zarf për ndërprerjen e marrëdhënieve financiare me këtë ndërmarrje dhe për largimin e tyre përfundimisht nga vendi i punës.

Ne nuk e kuptojmë se si na hedhin në rrugë pa asnjë zbatim të kodit të punës. Nuk jemi kundër reformave që marrin ndërmarrjet, por këto ndërmarrje nuk kanë zbatuar asnjë pikë të kodit të punës, pasi sipas këtij të fundit nëse  ne pushohemi për shkak të reformës, ndërmarrja e cila ka në përdorim puset e naftës Gorisht- Kocul, duhet që të na paguajë të paktën për një vit, gjë që ajo nuk e ka bërë, shprehen ata.

Gjithashtu punëtorët kanë akuzuar dhe firmën STRIM OIL, e cila ka në pronësi puset e naftës në këtë zonë. Të gjithë ne që na ka nxjerrë në reformë i kemi më shumë se 30 vite punë si dhe jemi të gjithë me kategoritë përkatëse, në një kohë kur  ata që janë marrë në punë nuk e kanë këtë përvojë. Jemi të indinjuar që sa herë ndërrohen qeveritë, aq herë ne pushohemi ose kalojmë në reformë siç jemi tashmë, thonë punëtorët.

Ata shprehen se do ta vazhdojnë protestën, e cila do të përshkallëzohet më tej në bllokim të puseve dhe rrugës. Shqetësimin e tyre, naftëtarët thonë se ia kanë përcjellë me anë të një letre edhe kryeministrit, presidentit, ministrisë përkatëse si dhe Avokatit të Popullit, por deri më sot nuk kanë marrë asnjë përgjigje. / Anila Peçi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›