Thirrja e OSBE-se Vendimi te jetes sipas Kushtetutes

Pas një takimi që ka zhvilluar me drejtues të shoqatave jo qeveritare, Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wolffarth ka folur për median rreth situatës aktuale politike në Shqipëri. Si dhe në të kaluarën edhe kësaj here ai ka qenë i rezervuar në deklaratat politike, por ka nënvizuar se për të kapërcyer krizën politike i rëndësishëm është që të zbatohet kuadri ligjor, Kodi Zgjedhor dhe legjislacioni shqiptar.
“Është e rëndësishme që Shqipëria njihet si një vend ku ekziston shteti i së drejtës dhe është e rëndësishme që edhe gjyqtarët, përfshi ata të Kolegjit Zgjedhor të marrin vendimet e tyre bazuar në shtetin e së drejtës. Është e rëndësishme që të respektohet jo vetëm Kodi Zgjedhor, por Kushtetuta dhe i gjithë kuadri ligjor përkatës në Shqipëri”-tha Wollfarth.
Më pas ai ka nënvizuar se proçedurat paszgjedhore të kryhen në bazë të kushtetutës. Ai ka tërhequr vëmendjen se gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor e të Gjykatës së Apelit duhet t’i marrin vendimet duke u bazuar në Kushtetutën dhe ligjet shqiptare.
“Po e përsëris edhe njëherë që gjyqtarët duhet të vendosin në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve dhe në asgjë tjetër. Zbatimi i ligjit është më i rëndësishmi. Mendoj që duhet të presim raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR pasi ata kanë bërë vëzhgimin e zgjedhjeve. Raporti do të dalë në muajin korrik dhe besoj se aty do të shohim dhe një tablo më të plotë mbi masat dhe përmirësimet që duhen bërë”-theksoi ai.
Në fund të fjalës së tij, Wollfarth ka bërë thirrje që të pritet raporti i OSBE-ODIHR që do të dalë në korrik dhe që bashkë me konkluzionet do të ketë të përcaktuara edhe masat që duhen marrë dhe proçedurat që duhen ndjekur për të përgatitur zgjedhje më të mira, në të cilat votat të numërohen më shpejt dhe më dhe rezultati të jepet në kohë.
Jorgjeta Gjançi