Basha: Bulevardi do të zgjatet deri tek Bregu i Lumit
Kandidati për kryebashkiak në Tiranë, Lulzim Basha paraqet projektet dhe kandidatin e njësisë numër 9, Endrit Fortuzi
Brenda viti të parë të drejtimit të bashkisë së Tiranës nga Lulzim Basha, do të marrë jetë projekti i zgjatimit të Bulevardit nga Stacioni i Trenit, deri tek Bregu i Lumit. Këtë ka deklaruar Lulzim Basha në njësinë bashkiake numër 9, ku ka prezantuar kandidatin për kryetar të njësisë bashkiake, Indri Fortuzi. Ulje e taksave ne funksion dhe të normalizimit të çmimeve, krijimi i një fondi garancie për kredi të buta për strehimin e çifteve te reja, dhe ndërtimi brenda 4 viteve të ardhshme të 1000 apartamenteve sociale, janë ndër prioritetet e programit të kandidatit për kryetar bashkie, Lulzim Basha. “Do të vazhdojmë me një vepër e cila mbeti ëndërr, por nën përkushtimin tim si kryebashkiaku juaj i ardhshëm do fillojë të marrë jetë brenda vitit të parë, zgjatimi i Bulevardit nga Stacioni i Trenit deri tek Bregu i Lumit. Do të ketë një impakt të drejtpërdrejtë në vlerën e pronës së banorëve të njësisë vendore nr 9, si dhe volumin dhe cilësia e kapitalit që do të investohet në këtë arterie të re dhe të fuqishme, do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të Tiranës. Do ti ulim taksat duke filluar nga tre javët e mia të para si kryebashkiaku juaj dhe do bëhet gjithçka për normalizimin e çmimeve në këtë qytet. Unë do të ngre brenda muajit të parë Agjencinë Bashkiake të Mbrojtjes së Konsumatorit, e cila do të hulumtojë, indentifikojë, raportojë dhe të godasë këdo që spekulon me çmimet në tregjet e qytetit tone”- tha Basha. Ai i sqaroi banorët edhe për fondin e kredi-marrjes. “Në platftormën time dhe programin që do të nis të zbatoj që nga java e dytë e Majit, parashikohet një fond i veçantë për të lehtësuar kredimarrjen me kredi të zbutura për të gjitha çiftet e reja në qytetin tonë. Brenda katër viteve të ardhshme në territoret publike të Bashkisë së Tiranës, jo vetëm që nuk do të ketë më allishverishe me këto territore, por ato do të vihen në dispozicion të një skeme ndërtimi të 1 mijë apartamenteve sociale”- u shpreh Basha. Kush me mirë se një futbollist e di se për të fituar duhet një ekip i mirë, një kapiten i zoti dhe mentalitet kampioni. Pikërisht këto veti që sheh tek ekipi i zotit Basha, e bëjnë Indrit Fortuzin, i njohur nga sportdashësit si zogu, të besojë se me 8 maj do të fitojë Tirana dhe qytetarët e saj. “Që të fitosh duhet të kesh një mentalitet fituesi, që të kesh një mentalitet fituesi duhet të kesh stafin e kampionit. Unë me zotin Basha jemi kampion. Të gjithë do fitojmë” tha Indrit Fortuzi. Ndërtimi i shkollave dhe kopshteve të reja, i këndeve sportive dhe hapësirave te gjelbra, asfaltimi i ëdo rruge e rrugice, janë ndër prioritet e projektit të Lulzim Bashes, për të nisur ndryshimin e Tiranës nga lagjet e saj.
Abazaj: Do të ndërtojmë shkollë të re në Kombinat
Kandidatja e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për Njësinë Nr. 6, Luzhiana Abazaj ka zhvilluar një takim me banorët e zonës “ Shaban Bardhoshi”
Ndërtimi i një shkolle të re në Kombinat në zonën e rrugës “Shaban Bardhoshi”, ky është premtimi që kryetarja e Njësisë Bashkiake 6 në Kombinat dhe njëkohësisht kandidate për këtë njësi, ju ka bërë banorëve të kësaj zone. Pasi kjo zonë paraqitet mjaft problematike për shkak të mungesës së një shkolle dhe çka vë në rrezik jetën e nxënësve, të cilët për t’u arsimuar ju duhet të kalojnë rrugën që të shkojnë në shkollën në qendër të Kombinatit. Abazaj ka theksuar se ndërtimi i kësaj shkolle do të bëj të mundur që zhvillimi i mësimit të realizohet në kushte komode, pa orare të tejzgjatura, por nga ana tjetër kjo shkollë do të bëjë të mundur punësimin e 50 mësuesve. Nga ana tjetër, Abazaj pohoi se, “ne erdhëm sot këtu me kërkesë të komunitetit që fëmijët mos të jenë më në rrezik dhe mos të jetë më nevoja që gjyshërit apo prindërit të lënë punët e tyre dhe të shoqërojnë fëmijët, ata duhet të jenë të siguruar”. Duke shtuar se “gjatë këtyre katër viteve kemi ecur bashkërisht, atë ç’ka kërkuar komuniteti e kemi bërë ne dhe këtë do bëjmë dhe këtë katërvjeçar. Kanë qenë kërkesat tuaja, por është bërë pengesë Bashkia e Tiranës, e cila na ka mbyllur derën dhe na ka braktisur, kësaj radhe do të jetë ndryshe. Pasi 8 maji do të vërë hallkën e bashkëpunimit mes njësisë bashkiake, Bashkisë së Tiranës e qeverisë. Hapi i parë do jetë përveç përfundimit të rrugës, do jetë dhe shkolla, por dhe kopshtet, dhe nuk do kemi më rrezikshmërinë e rrugës, dhe ju do jeni më të qetë në atë veprimtarinë tuaj ditore. Gjithashtu, janë dhe vetë nxënësit, ata të cilët shprehen të pakënaqur për këtë problem.
...