E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori i OSBE-se apelon per konsensus mes paleve

Ambasadori i OSBE-së më Tiranë, Eugen Volfarth ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend. Kështu, në një prononcim për shtyp Volfarth I bëri apel klasës politike në vend që të vijojë konsensusin, për të bërë të muundur votimin e ligjeve që kërkojnë 3/5 në Kuvend.
“Konsensusi mes palëve është shumë i rëndësishëm për integrimin. Për këtë arsye, duhet që të vijojë konsensusi për ligjet me 3/5”, deklaroi ambasadori i OSBE-së, lidhur me një çështje të tillë.
Gjithashtu, Volfarth u ndal dhe në debatin më të fundit të hapur në skenën politike, konkretisht në nismën e PD-së për hetimin ndaj, Kreshnik Spahiut.
“Kuvendi është vendi i duhur për të diskutuar dhe në këtë institucion diskutohet për zyrtarët e lartë. Duhet që të jetë i qartë pozicioni i çdo funksionari të lartë, i cili duhet të kryejë detyrën në respekt të rregullave kushtetuese”, vlerësoi ambasadori Volfarth.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›