E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori i OSBE-së takon kryeprokuroren: KQZ të jetë e pavarur

Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth është takuar sot me Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama.

Takimi u zhvillua në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme ndërsa mendohet se në qendër të diskutimeve do të jetë situata pas zgjedhjeve lokale të 8 majit në Tiranë.

Pas takimit me kryeprokuroren Rama, ambasadori i OSBE-së ka bërë një deklaratë në lidhje me situatën postzgjedhore. Ai ka thënë se KQZ duhet të jetë e pavarur dhe duhet qëtë mbështetet në ligj për punën e saj.

“E rëndësishme është që të respektohet Kushtetuta, ligji. Po ashtu e rëndësishme është që të ketë transparencë nga media, sidomos në lidhje me procesin post-zgjedhor e atë që po ndodh në KQZ. Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve puna duhet të jetë e pavarur dhe e mbështetur në ligj”, tha Wollfarth.

Ndërkohë Partia Socialiste ka paditur dje në prokurori 4 anërarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimin e dokumentave dhe rezultateteve të zgjedhjeve.

Kështu PS-ja ka paditur kreun e KQZ-së Arben Ristani dhe anëtarët e komisionit Klement Zguri, Vera Shtjefni dhe Hysen Osmanaj.

ORA NEWS

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›