E Diel, 1 Nëntor 2026

Një vdekje e tmerrshme, 22 vjeçarja tërhiqet zvarrë me makinë për 3 kilometra

Një vajzë e moshës 22 vjeçare u shtyp dhe u tërhoq zvarrë për afro 4 kilometra nga një makinë tip furostradë, në Santa Giustina të Colle, një provincë e Padovas në Itali.

Lidhur me këtë ngjarja ku 22 vjeçarja pësoi një vdekje të tmerrshme, policia u lajmërua nga një kalimtar i rastit i cili pa trupin e pajetë teksa tërhiqej nga makina, shkruan noa.

Në drejtimin e mjetit i cili shtypi dhe vrau vajzën e re, ishte një grua 63 vjeçare nga San Giorgio që sipas dëshmisë së saj nuk kishte parë asgjë nga ajo që kishte ndodhur.

Pas sinjalizimit policia u vu në ndjekje të mjetit dhe ndaloi gruan, ndërsa trupi i së resë ishte i copëtuar si mos më keq, ku pjesë të tij u gjetën në gomat e makinës.

Lidhur me këtë ngjarje kanë nisur hetimet intensive, edhe pse paraprakisht dyshohet se gjithçka ka qenë aksidentale, por ajo që ka terrorizuar njerëzit ishte koha e gjatë, ku viktima ishte tërhequr zvarrë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›