Në Bruksel “përparim i caktuar”, oficerët ndërlidhës më 17 qershor

Ekipet e Beogradit dhe të Prishtinës për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit janë marrë vesh sot për këmbimin e oficerëve ndërlidhës, me gjasa të mëdha që kjo të ndodhë më 17 qershor, njoftojnë mediumet serbe. Një përparim caktuar është arritur në sektorin e veprimit të policisë dhe gjyqësorit gjatë negociatave dyditore për zbatimin e marrëveshjes, deklaroi Marko Gjuriq, këshilltar i presidentit serb.
Ai ka theksuar frymën konstruktive të negociatave të sapo kryera dhe ka shtuar se pret pajtim të mundshëm, me kusht që të mos ketë shmangie dramatike nga teksti i marrëveshjes.
Gjatë dy ditëve të kaluara është negociuar në pesë grupe punuese dhe është skluar në hollësi në mënyrë që të sigurohen të drejta politike dhe mbrojtje pronësore individuale për serbë e Kosovës, ka thënë më tutje Gjuriq, transmeton koha.
Parashihet që negociatat do të vazhdojnë të martën dhe të mërkurën, sërish në Bruksel./Indeksonline./